Berisha: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK nxori në pah betejën mes klaneve mafioze socialiste

Kreu i PD i zgjedhur nga Rithemelimi, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku aksioni opozita dhe zgjedhjet e 14 majit 2023, kanë qenë në fokus të takimit. Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ku u zgjodh Altin Dumani.
Berisha tha se beteja në këtë proces ishte mes klaneve mafioze socialiste, ndërsa shtoi se pati ndërhyrje nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
“Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë beteja e parë beteja ishte mes Ramës dhe guvernatores që do hyjë në histori politike të një vendi, një nga betejat më të turpshme. Në shumicë, menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se nuk u përfshi guvernatorja por beteja ishte mes klaneve më mafioze socialiste. Ato numra dhe vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn në krahun tjetër. Ajo që shqiptarët panë, ishte vetëm perdja se prapa perdes ishte beteja më e ashpër e zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushtetit”, tha Berisha.
/rtsh.al/