Berisha: Zgjedhjet, testi pas anetaresimit ne NATO

Por vlerat qe duhet te percjellin brenda aleances keto dy vende ky eshte vetem fillimi.
“Presim qe Shqiperia dhe Kroacia te vijojne hapin e reformave te tyre”, u shpreh ambasadori amerikan, John Withers.
Prova e pare, por me madhe per Shqiperine pas samitit te prillit, eshte zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per kryeministrin Sali Berisha arritja e ketij standarti eshte sfida kryesore.
“Bashke me opoziten ne kemi ndermarre reformen ne drejtesi, reforma te medha dhe kushtetuese. Qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per zgjedhjet me te mira qe qeveria ka bere ndonjehere”, u shpreh Berisha.
Ndersa kryeparlamentarja Topalli, e cilesoi kete etape si nje fillim te ri per vendin.
Megjithese ne etapa te ndryshme te procesit, Sekretari i Pergjithshem i Asamblese parlamentare te NATO-s, Deivid Hobs, i ka njohur merita te vecanta deputeteve te vendeve te rajonit per mbeshtetjen qe u kane dhene reformave.