PS,Brace: Kontrata e Tec mbi Devoll shkel 12 nene të ligjit
PS ka hedhur akuza kundër qeverisë për shkelje të ligjit të koncensioneve në kontratën e lidhur për ngritjen e hidrocentralit mbi lumin Devoll. Erjon Brace ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për procedurat e ndjekura në dhënien e koncesionit.
TIRANE- Partia Socilaliste akuzon qeverinë për shkelje të ligjit të koncensioneve në kontratën e lidhur për ngritjen e hidrocentralit mbi lumin Devoll. Sipas nënkryetarit kuvendor socialist, Erjon Brace ka abuzime nga ana e shtetit që favorizojnë fitime kolosale për kompaninë. Brace i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për procedurat e ndjekura në dhënien e koncesionit.
“Ne insistojmë të themi se e gjitha procedura për ndërtimin e hidrocentraleve mbi Devoll është me shkelje të rënda të ligjit, për pasojë produkti i kësaj procedure është skandaloz në raport me ligjet shqiptare në fuqi, të cilat qeveria shqiptare ka detyrim t’i zbatojë”-ka theksuar Brace gjatë një deklarate për mediat.
Sipas Braces, kontrata shkel 12 nene të ligjit për koncensionet, nuk ka afat, dhe në procedurat e prokurimit jane evidentuar shkelje nga vetë komisioni i vlerësimit të ofertave.
Kontrata koncensionare pritet të miratohet në kuvend gjatë seancës së radhës pasditen e sotme.
(e.n/Balkanweb)