Berisha akuza Ramës: Përdori KQZ, si pretekst për të kontestuar zgjedhjet
Edi Rama ngriu punën e KQZ për të pasur në dorë alibinë për kontestimin e rezultatit të zgjedhor. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë bashkëbisedimeit me gazetarët, ku akuzoi rivalin e tij politik se e përdori KQZ për pazaret e tij politike, ndërsa ka mohuar cdo lloj presioni ndërkombëtar për të gjetur cfarëdo zgjidhje që bie ndesh me kodin zgjedhor.
Si mund të ketë presion për një derë që është e hapur. Edi Rama u imponoi dorëheqjen anëtarëve të tij të KQZ. Nuk ka njeri që ti kërkonte atij tërhiq komisionerët se të ndihmoj unë ti kthesh prapë, është qesharake ska njeri që e bën. Rama e ktheu në pazar, pazari më i shëmtuar ishte i gjori Jan Jani, u ngri, pastaj e nxorën nga frigoriferi në diell. Të gjithë këtë e bën për të hapur një vend në listë. Në unison zotit Rama i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ, të cojë anëtarët në KQZ në detyrën etyre. Kapitullin e mbylli zoti Rama. Vetëm 3 ditë pas shkrirjes së Jani Janit u deklaroi bashkëbiseduesve të huaj se Rama po humbi këto zgjedhje sdo njohë rezultatin e zgjedhjeve në këtë situatë dhe ata nuk ja pranuan, i dhanë përgjigjen e merituar. Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij në qëndrimin ndaj KQZ. Këtë situatë e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për ta përdorur si një pretekst për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve tha ai.
Përkundër përpjekjeve donkishotezke, sic i cilësoi ai, Kryeministri ka qenë i prerë, askush nuk do të mund të demonizojë procesin zgjedhor. Në këtë kontekst ai tha se ligji ka parashikuar cdo gjë, ku edhe në mundësinë e tërheqjes së komisionerëve nga PS ditën e zgjedhjeve procesi do të zhvillohet normalisht.
Ai po përpiqet të demonizojë një përoces të cilin askush sduhet ta bëjë. Ju keni qenë këtu se cfarë përpjekjesh të jashtëzakonshme u bënë në 2009, cfarë veprimesh u ndërmorën për të damkosur zgjedhjet dhe dështuan të gjitha. Ai nuk arriti të prezantojë qoftë një dokument të vetëm për parregullsinë e zgjedhjeve. Cdo përpjekje për rë demonizuar zgjedhjet nga Rama dhe cilido janë qesharake donkishotezke. Shqiptarët dinë të votojnë. Do Rama apo sdo, do jenë zgjedhjet me standardet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Kanë një infrastrukturë të shkëlqyer, ligj të shkruajtur nga cdo nen të tij nga opozita. Do kërkoni ti jap komisionerët zotit Rama? Këtë se bëj dot, ai ka frikë nga komisionerët e tij. Në cdo rast që do synohet të cënohet mekanizmi i funksionimit, ligji do zbatohet pikë për pikë, është mencuria më e madhe në këtë 20 vjecar. Kur procesi i votimit fillon sjanë më partitë, ato janë shërbëtorë të qytetarëve që shkojnë për të firmosur kontratën për marrëveshjen për qeverisjen e ardhshme. Edhe nëse largojnë komisionerët e tyre, procesi vazhdon normalisht sipas ligjit. Të pretendosh të fitosh zgjedhjet duke blerë deklarata poshtë e përpjetë, është absurde deklaroi Berisha.
PD nuk ka ende listë të qartë të deputetëve me të cilët do garojë në 23 qershor, por ajo cfarë ka qartësuar Kryeministri Berisha është se në to do ketë ndryshime nga legjislatura aktuale dhe do ti qëndrojë korrekt marrëveshjes me tre deputetët e larguar nga PS, sipas të cilës ata do të garojnë në listat e PD.
Listat do ti merrni vesh sapo të hartohen, janë në proces. Nuk ka ndodhë ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjtë me atë që shkon. Ka një frymë, kjo parti nuk njeh absolutisht përvec mirënjohjes së thellë për kontributin e gjithësecilit. Ka një marrëveshje dhe unë i zbatoj. Kam një marrëveshje me 3 deputetë të PS që me qëndrimin e tyre të përgjegjshmëm ndaj vendit bënë të dështojë pretendimi i Ramës për tu bërë Kryeminsitër i pa votuar, do mbetet në pankinë edhe për një kohë të gjatë u shpreh lidershipi i mazhorancës.