E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha bën analizën e humbjes së zgjedhjeve: Rama mobilizoi fondin e e pagave dhe pensioneve për t’i grabitur, u shpërndanë zarfe me nga 50 mijë lekë

Berisha bën analizën e humbjes së zgjedhjeve: Rama mobilizoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të martë Kryesinë në selinë blu. Kjo është mbledhja e parë për e Kryesisë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në fjalën e tij lideri i PD, foli për blerjen e votës në zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se hera e para në histori që vota blihet haptas, duke u dhënë pensionistëve nga 50 mijë lekë në zarf.

Mes të tjerave Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.

Berisha: Në krye të radhës, unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni, në mënyrë konstante.

Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë.

PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre.

Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet.

Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj.

Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri partish.

Kjo është hera e para në histori që vota blihet haptas, publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale dorëzuar çdo pensionisti shqiptarëve. Se vota në këtë proces u ble haptas. Këtë nuk e shpall unë, por krim-ministri Edi Rama kur mblodhi punonjësit në kryeministri, kur tha ti Rezart do ta kesh rrogën 2.2 mln, ti Nexhmijë 1.3 mln e me radhë.

Pra ai si asnjëherë më kurrë në histori mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›