Berisha bën bilancin e Ramës sikryeministër: Revansh, urrejte dhe mashtrime në muajin e tij të parë
Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka shfryrë në ndaj pasardhësit të tij Edi Rama, të cilit i ka bërë bilancin, edhe pse nuk ka filluar punën zyrtarisht si kryeministër. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se në muajin e parë të zgjedhur si kryeministër, Rama ka treguar veçse urrejtje, revansh dhe ka mashtruar shqiptarë.
Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.
Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:
1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën.
2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete.
3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqesor.
4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurirës Koleka.
5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria.
6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të droges dhe krimit
Ky është ndryshim, por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit, shkruan Berisha./b.l