E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Askush smund të hedhë dyshime për mënyrën e zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së

alibeajIsh-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi mënyrën e zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së. Alibeaj ka thënë se gara për kreun e PD-së mes Lulzim Bashës dhe Sokoll Olldashit ka qenë reale, ndryshe nga sa pretendon Olldashi dhe nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi.

Askush nuk mund të hedhë hije dyshimi për mënyrën demokratike  se si u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, shprehet Alibeaj për “Ora News”. Sipas ish-ministrit demokrat të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gara ishte me rregulla të qarta dhe rezultati 80 me 20 ishte një mesazh i fortë që dhanë demokratët, në përballjen e dy alternativave.

Sipas Alibeajt, demokratët vlerësuan jo vetëm kandidiatët, por votuan mes atyre që ishin pjesë përbërëse e administratës  politike dhe partiake të PD-së dhe që ishin pjesë e përgjegjësisë për humbjen më 23 qershor, si dhe atyre që nuk ishin pjesë e përgjegjësisë dhe që  u prezantuan si opsion për ringritjen e demokratëve.

Për sa i përket qëndrimit të eksponentëvë të lartë në PD për një proces zgjedhor të paracaktuar, duke përfshirë Astrit Patozin dhe kandidatin Sokol Olldashi, Alibeaj thotë se këto pretendime duhet të bazohen në fakte dhe jo në indicie personale.

Alibeaj thotë se  tashmë është koha që një orë më parë të fillojë puna me ristrukturimin e Partisë Demokratike, në mënyrë që opozita të jetë e strukturuar tërësisht edhe në përballjen me mazhorancën e  majtë.

Alibeaj u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje nga ana e Sali Berishës, por me këto deklarta duket se kërkon që të fitojë besimin e kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha.

Duket se tashmë në PD ka nisur përçarja dhe eksponentët e saj po ndahen në ata që janë në krah të Bashës dhe ata që janë kundër mënyrës së zgjedhjes së tij në krye të PD-së./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›