E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha bisedë on line me diasporën

Kryetari i PD Sali Berisha që thotë se drejton Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë, ka nisur të shtunën në mbrëmje një bashkëbisedim on line me shqiptarët e disaporës. Në vemendje janë zhvillimet më të fundit në vend. 

Të ftuar në bashkëbisedim janë personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë, artistë e të tjerë, që po komunikojnë nëpërmjet platformës online.

“Unë e kam pritur me shumë interes këtë takim me ju. Para së gjithash për të dëgjuar zërin tuaj, opinionet, sugjerimet, mendimet tuaja” tha zoti Berisha. Ai vlerësoi se në bindjen e tij kontributi, angazhimi i emigracionit dhe diasporës, do ti japi një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilën ndodhet vendi. 
Zoti berisha shprehu kqeardhjen se sipas tij “De facto, emigracioni dhe diaspora të përjashtuarit e mëdhenj”. “Shqipëria nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve” tha zoti Berisha,  duke shtuar se “Duhet të braktisim idenë ç’më duhet mua. Duhet të marrin pjesë në betejë për të rikthyer votën e lirë në shoqërinë shqiptare”.

Kreu i PD duke folur per situatën në vend tha se “Sot shqiptarët blejnë vezën, qumështin, djathin , vajin më shtrenjtë se mesatarja e BE. Nafta është dy herë më shtrenjtë se në SHBA” tha ai.

Zoti Berisha ka lajmëruar mbajtjen e javën e ardhshme më 7 korrik një protestë masive para kryeministrisë kundër qeverisë së kryeministrit Rama. 

“Ne kemi thirrur protestë në datën 7 korrik dhe jemi të vendosur që krahas të gjitha formave të tjera të opozitarizmit, të përdorim edhe protestën, si një kusht të domosdoshëm për të çmontuar këtë regjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet pa votën e lirë !”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit on line me shqiptarët e diasporës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›