E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha u premton emigranteve: Nuk do ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj

Kryetari i PD Sali Berisha ka nisur të shtunën në mbrëmje një bashkëbisedim on line me shqiptarët e disaporës. Në vemendje janë zhvillimet më të fundit në vend. Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e emigrantëve.

“Nuk do ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj, është detyrim kushtetues i shtetit shqiptar. Nuk ka emigracion nga vendet e Ballkanit që nuk voton veç atyre shqiptarë. Rama do të përdorë formula për emigracionin e vitit 1919. Këtë nuk do ta pranojmë, do luftojmë së bashku me ju. Çdo emigrantë duhet të ketë të drejtën të votojë për forcën politike dhe kandidatin që dëshiron në rrethin e tij”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e diasporës. Ai u bëri thirrje atyre për pjesmarrje në protestën e 7 korrikut. “Shqipëria ka nevojë jetike për shtetin ligjor. Kemi nevojë për diasporën në protestën e 7 korrikut. Ju jeni një ndihmë shumë e madhe për suksesin e kësaj lëvizje.”-tha zoti Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›