E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: çmimi për prokurimet publike, inkurajim për reforma


Shqipëria është vlerësuar me çmimin e dytë në botë për prokurimet publike, çmim që kryeministri Berisha e cilësoi një inkurajim të madh.
Kreu i qeverisë theksoi se zbatimi me seriozitet i reformave jep rezultatet në mënyrë të pashmangshme. "Për administratën është domosdoshmëri aplikimi i procedurave elektronike. Ne duam të kemi në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet në mbarë Shqipërinë. Kjo kërkon përkushtimin tonë, atë përkushtim që treguan punonjësit e AKKP-së dhe Qendrës së Regjistrimit të Biznesit", pohoi ai.
Berisha nënvizoi se shkallët e transparencës mund të ngjiten. "Partnerët tanë janë të gatshëm të na ndihmojnë, por kushti kryesor është përkushtimi ynë të cilin ne duhet ta dëshmojmë me agresivitet", saktësoi ai.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje agjensisë së prokurimeve publike të realizojë me shpejtësi blerje të vogla dhe ankandet elektronike ."Sado të vështira të duken, transparenca është e rëndësishme", vijoi ai.

Kryeministri shprehu mirënjohje të thellë ndaj qeverisë së SHBA-së dhe USAID-it të cilët janë në origjinën e këtij procesi që bëri të mundur marrjen e këtij çmimi. "çmimi që i jepet Shqipërisë për shërbimet publike është një inkurajim i madh", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›