LDD nuk qendron në Kuvend gjatë fjalës së Sejdiut
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë theksuan të hënën se nuk kanë qëndruar në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë fjalimit të presidentit Fatmir Sejdiu, pasi sipas tyre presidenti është shkelësi më i madh i Kushtetutës.
Lulëzim Zeneli, nga Lidhja Demokratike e Dardanisë ritheksoi qëndrimin se presidenti Sejdiu është shkelësi më i madh i Kushtetutës, ndërsa sipas kësaj partie ka bërë presion edhe tek ata që kanë iniciuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkeljes së Kushtetutës që të tërheqin nënshkrimet.
Zeneli theksoi se Sejdiu nuk e ka kryer rolin unifikues që e ngarkon Kushtetuta, pasi asnjëherë nuk ka takuar partitë politike në Kosovë.