Berisha dhe Bardhi mbledhin deputetët e opozitës, ish-kryeministri: Të ngrihemi në protesta

Gazment Bardhi, dikur kundërshtar i ashpër i ish-kryeministrit Berisha, në radhët e grupimit politik të Lulzim Bashës, sot është bërë bashkë me liderin historik të së djathtës në një takim me deputetët e opozitës.
Në takimin e thirrur nga Bardhi, Berisha ka folur për gjendjen e opozitës, ku theksoi se detyra e saj është rikthimi i shpresës te demokratët.
Sipas tij, qeveria ka krijuar një rreth vicioz sipas të cilit krimi shndërrohet në vota dhe votat në krim.
Për këtë arsye, sipas Berishës, opozita duhet të veprojë sa më parë duke theksuar se duhet të intensifikohen protestat dhe komisionet hetimore parlamentare.
“Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë kurrë se mandat tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar më të gjitha mënyrat, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ka krijuar një reaksion fatal në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota në krim.
Ky reaksion është shndërruar në një faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dalje përveç se përgjegjësive të opozitës.
Në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që mund të pranojë kurrë të bjerë në fatalitet, por është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë shpresën dhe të ngjallë shpresën. Dhe unë mendoj se ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit.
Nuk është një mision i lehtë, është një mision shumë i vështirë. Është një mision i vështirë sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time me të thellë se vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund ti japë vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës”, u shpreh Berisha.
Ndërkaq të pranishëm në këtë takim janë 43 deputetë dhe mungonin 16 prej të tjerë duke filluar nga Lulzim Basha.
Të pranishëm në mbledhje:
- Gazment Bardhi;
- Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
- Dhurata Çupi;
- Saimir Korreshi;
- Dashnor Sula;
- Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
- Zheni Gjergji;
- Qani Xhafa;
- Helidon Bushati;
- Ramadan Likaj;
- Xhelal Mziut;
- Flamur Hoxha;
- Bledion Nallbati;
- Agron Gjekmarkaj;
- Ferdinand Xhaferaj;
- Ervin Salianji;
- Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
- Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
- Fatmir Mediu (PR);
- Agron Duka (PAA);
- Vangjel Dule (PBDNJ);
- Dashamir Shehi (LZHK);
- Greta Bardeli;
- Ina Zhupa;
- Isuf Çela;
- Asllan Dogjani;
- Bujar Leskaj;
- Edi Paloka;
- Kastriot Piroli;
- Lindita Metaliaj;
- Ludovik Hasanaj;
- Sorina Koti;
- Tomorr Alizoti;
- Edmond Spaho;
- Albana Vokshi;
- Flamur Noka;
- Oerd Bylykbashi;
- Luan Baçi;
- Tritan Shehu;
- Sali Berisha;
- Kasem Mahmutaj;
- Elda Hoti
- Emilja Koliqi
Mungojnë:
- Lulzim Basha;
- Enkelejd Alibeaj;
- Orjola Pampuri;
- Arbi Agalliu;
- Kreshnik Çollaku
- Eralda Bano;
- Flutura Açka;
- Merita Bakiu;
- Selaudin Jakupllari;
- Andia Ulliri;
- Shpëtim Idrizi (PDIU);
- Mesila Doda (PDIU);
- Nusret Avdullaj (PDIU);
- Gëzim Ademaj (PDIU);
- Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
- Orjela Nebiaj;
/rtsh.al/