Berisha dhe Nano, marrëveshje politike
19/04/2010 Takimi në Vjenë
Kryeministri Sali Berisha është takuar gjatë fundjavës me ish-kryetarin e Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Mësohet se takimi mes dy ish-rivalëve më të mëdhenj të politikës shqiptare është zhvilluar në një ndër restorantet kryesore të kryeqytetit austriak Vjenë. Darka informale ka nisur rreth orës 19.30 dhe ka vazhduar për afro tri orë, dhe Kryeministri aktual, së bashku me atë të mëparshëm, kanë folur gjatë mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Duke iu referuar edhe fotove, takimi duket të ketë qenë tepër miqësor. Gjatë kësaj darke, mësohet se mes dy politikanëve më të njohur të Shqipërisë është rënë dakord për një marrëveshje politike disavjeçare, por nuk janë dhënë detajet e saj. Spekulohet se marrëveshja mund të lidhet me rikthimin e mundshëm të Nanos në jetën politike, pas tërheqjes më 2005, kur humbi zgjedhjet parlamentare pas tetë vjet qeverisjeje të vendit nga Partia Socialiste. Tema kryesore të bisedimeve ishin zhvillimet në Partinë Socialiste dhe në tërësi zhvillimet politike në vend. Dorëzimi i pyetësorit nga Kryeministri Berisha në Bruksel, vizita dhe takimet që ai zhvilloi në kryeqytetin belg dhe çështjet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore të takimit të zhvilluar.