Bizneset, kontroll kasave fiskale çdo 6 muaj
19/04/2010 Kasat aktuale lënë vend për abuzime. Ndryshimet pa kosto financiare për subjektet
Të gjitha bizneset që tashmë janë pajisur me kasë fiskale duhet ta ndryshojnë atë çdo 6 muaj, por pa pasur asnjë kosto financiare. Nisma e re e Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, ka të bëjë me eliminimin e evazionit fiskal, pasi kërkohet përforcimi i mëtejshëm i elementëve të sigurisë. Pikërisht në këtë kuadër kanë filluar procedurat për zbatueshmërinë e kësaj nisme. Lidhur me këtë Redian Rista, Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Tatimeve, thekson se biznesi ka detyrim që një herë në 6 muaj të kontrollojë kasën për elementet teknik. Gjatë këtij kontrolli rutinë kompania e autorizuar për kasat duhet të ndryshojë aparaturën, gjë që nuk shoqërohet me kosto shtesë për biznesin. Aktualisht janë rreth 11 mijë biznese në të gjithë vendin që i kanë vënë kasat dhe tashmë duhet t’i zëvendësojnë ato. Por ndryshimi i përsëritur për kasat argumentohet si nevojë për të forcuar më tej elementet e sigurisë, në mbajtjen e të dhënave. Rista sqaron më të tej, se kasat aktuale të instaluara linin vend për abuzime me të dhënat, ndaj doli si domosdoshmëri ndryshimi i vendimit të qeverisë. Muaji qershor i këtij viti është afati i fundit që biznesi i vogël të pajiset me kasa fiskale. Përfundimi i këtij procesi do të evidentonte saktë xhiron reale të biznesit, e për rrjedhojë do të shmangte abuzivizmin e tatimeve në nxjerrjen e detyrimeve. Sipas të dhënave rezulton se bizneset e vogla janë më problematikët për sa i takon pajisjes me kasa fiskale, ndërkohë që afati i fundit për këtë proces është muaji qershor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve bën të ditur se prirja e këtyre bizneseve është përshpejtimi i procedurave në afatin e fundit, ndërkohë që çdo kapërcim afati do të shoqërohet me penalizime. Ndërkaq, sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit, kompanitë e kontratuara nga Ministria e Financave detyrohen t’i përshtatin pajisjet sipas natyrës së bizneseve. Tatimet parashikojnë që bizneset do të pajisen totalisht me kasa fiskale brenda muajve shtator-tetor të këtij viti, ndërkohë që për biznesin e madh ka përfunduar vendosja e kasave në 100 për qind të tyre. Problematikat që kanë shoqëruar procesin e pajisjes me kasa fiskale kanë qenë të ndryshme, nga kundërshtimet e bizneseve për t’iu nënshtruar kësaj praktike deri tek mungesa e seriozitetit të vetë firmave. Në mars të vitit 2008 qeveria miratoi ligjin që i hapte rrugë vendosjes së kasave regjistruese për biznesin, dhe për pasojë çdo transaksion shitblerjeje do të shoqërohej me faturë tatimore. Kjo vlente si për bizneset e vogla dhe të mëdha. Pra, shitësi është i detyruar që çdo mall që shet ta regjistrojë në kasë dhe për çdo shitje që ai kryen blerësit duhet të marrin kuponin tatimor.
Procesi
Qeveria kishte planifikuar që procesi i pajisjes me kasa të përfundonte brenda vitit 2008, por problemet e hasura bëjnë që të miratohet shtyrje e afatit të vendosjes së kasave. Kjo, pasi në muajin shtator Ministria e Financave përfundoi procesin për autorizimin e pesë kompanive që do të kenë të drejtën e shpërndarjes së këtyre kasave. Për rrjedhojë, qeveria e pa të nevojshme që të ndryshonte afatet e vendosjes së kasave.