Berisha dhe Ramush Haradinaj nënshkruajnë një marrëveshje mes partive të tyre

Tiranë, 6 gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të lartë të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj dhe ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ish-Kryeministri i Kosovës, Haradinaj pasi uroi Berishën për fitoren e zgjedhjeve, shprehu vullnetin që lidhjet midis dy vendeve të konsolidohen ashtu siç shprehu dhe dëshirën e tij që kontaktet mes dy partive politike të njihnin një hap të mëtejshëm.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi, Haradinaj për urimet dhe shprehu bindjen se Kosova është në rrugë të mbarë në procesin e njohjes së pavarësisë.
Kryeministri u shpreh se ajo që ndodhi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës ishte diçka e mrekullueshme dhe e paimagjinueshme, dhe theksoi sakrificën dhe kontributin e madh të popullit të Kosovës, por dhe të Haradinaj në këtë drejtim.
Në këtë kontekst, u shpreh Kryeministri Berisha është e rëndësishme që shqiptarët të kenë një sens realist për kombin dhe se duhet punuar në drejtim të afrimit të njerëzve të të dy vendeve, duke sfiduar përpjekjet që mbajnë larg shqiptarët nga njeri- tjetri. Kryeministri vuri theksin tek bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit, kulturës etj.
Po sot, Berisha dhe Haradinaj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky Memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qendrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euro-atlantik.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me çdo parti politike në Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")