Berisha: Premtimet e 28 qershorit do i kthejmë në vepra

"Fitoren e 28 Qershorit ne jemi të vendosur ta kthejmë në vepra konkrete për qytetarët e Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë, u shpreh dje pasdite, Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të unazës së Laçit. Kryeministri Berisha në përurimin e disa rrugëve në rrethin e Kurbinit, informoi banorët se "Ministria e Punëve Publike ka marrë porosi të prerë të ndërtojë hyrjen dhe daljen e qytetit të Laçit". Gjithashtu, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "Ministria e Kulturës dhe e Sportit ka ndarë fondin dhe shumë shpejt do të përurohet edhe fillimi i punimeve për stadiumin e këtij qyteti". "Qeveria është e vendosur të financojë të gjitha shërbimet në rrethin e Kurbinit", tha Kryeministri . Kreu i Qeverisë siguroi se "në këto 4 vite, Shqipëria do të shkëputet një herë e përgjithmonë nga problemet e mëdha që trashëgoi dhe do të marrë tërësisht fytyrën evropiane që meriton".