Berisha dhe Topi takime vecmas me diasporen shqiptare
NJU JORK - Kryeministri Berisha dhe presidenti Topi i vijuan edhe dje takimet me perfaqesues te komunitetit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara me axhende te ndare. Zoti Berisha mori pjese ne nje darke te shtruar mbremjen e se martes ne Manhatan nga organizata pan-shqiptare Vatra. Te pranishem ishin edhe presidenti dhe kryeministri i Kosoves. Ai vleresoi kontributin qe diaspora ka dhene per zhvillimet ne Shqiperi dhe ne Kosove. Diaspora ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e ka pasur kete koncept me te qarte se te gjithe shqiptaret por me pas shqiptaret kudo ku jane e kuptuan se interesi kombetar dhe liria kombetare nuk mund te ndahen kurre - tha zoti Berisha. Ai shtroi domosdoshmerine e ndertimit te nje hekurudhe mes Shqiperise dhe Kosoves pas perfundimit te autostrades se kombit.
Ndersa presidenti Topi diten e marte mori pjese ne ceremonite e zhvilluara ne kishen e Shen Palit ne nderim te figurave kombetare te Nene Terezes dhe Skenderbeut. Qendra Islame ne Harper Uds e nderoi kreun e shtetit shqiptar me cmimin Vehbi Ismaili. Mesazhet qe presidenti Topi ritheksoi si per komunitetin shqiptar mysliman edhe katolik ne Micigan permbanin thirrje per mospercarje. Bashkimi tha presidenti Topi pasqyrohet se pari ne marredheniet nderfetare per te cilat shqiptaret krenohen para cdo kombi te qyteteruar. Gjate mesnates se enjte ai mbajti nje fjalim ne seancen e radhes se Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Gjate dy diteve te fundit te gjitha takimet qe kane zhvilluar kryeministri Berisha dhe presidenti Topi me komunitetin shqiptar ne SHBA jane bere te ndara duke importuar edhe atje frymen e konflikteve politike qe ziejne ne Shqiperi.
24 Shtator 2010