Berisha Papandreut Himara nuk cenon mardheniet Shqiperi-Greqi
NJU JORK - Nje shtrengim duarsh me buzeqeshje diplomatike. Kjo eshte pamja e pare e takimit te paralajmeruar mes kryeministrit Berisha dhe homologut grek Jorgos Papandreu ne Uashington pak jave pas incidentit ne Himare i cili lekundi raportet mes dy vendeve ballkanike. Burimet zyrtare te qeverise shqiptare bejne te ditur se zoti Berisha ka pohuar pas bisedimeve qe incidente te tilla nuk komprometojne raportet miqesore. Nderkaq mediat dhe burimet zyrtare te Athines jane mjaftuar me ndonje foto nga takimi mes krereve te dy qeverive duke theksuar marredheniet e mira mes Shqiperise dhe Greqise. Vete Papandreu ka paralajmeruar nje ere te re te Greqise e cila pervec problemeve te brendshme perballet me konflikte edhe me fqinjet e saj Maqedonine per ceshtjen e emrit dhe Turqine. Ne takimin e zhvilluar diten e enjte ishin te pranishem edhe ministrat e Puneve te Jashtme te te dyja vendeve Edmond Haxhinasto dhe Dimitris Droutsas.
Takimi
Kryeministrat Berisha dhe Papandreu u takuan dje ne Nju Jork ne nje moment pushimi te seancave te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Sapo perfundova takimin me kryeministrin Papandreu ku une shpreha edhe nje here bindjen te ndjenjat miqesore dhe rendesia e suksesi i bashkepunimit midis dy vendeve nje bashkepunim i shumanshem ne te gjitha fushat dhe shume i rendesishem - tha zoti Berisha per mediat ne perfundim te bisedimeve. Sipas faqes zyrtare te Keshillit te Ministrave ai theksoi se akte te izoluara absolutisht te denueshme apo shperthime fanatike nuk shprehin as ndjenjat e pergjithshme qe ekzistojne por as dhe te komprometojne marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe do te ekzistojne midis dy vendeve. Kryeministri e falenderoi homologun grek per mbeshtetjen e dhene nga qeveria e Athines per liberalizimin e vizave integrimin euroatlantik financimin e projekteve ne infrastrukture politikat per emigrantet dhe planin grek per anetaresimin e Ballkanit ne BE brenda vitit 2014. Njoftimi i qeverise ben te ditur se zoti Berisha i ka bere ftese kryeministrit grek per te vizituar Shqiperine te cilen ky i fundit e mirepriti.
Perplasja
Vrasja e Aristotel Gumes ne muajin gusht nga nje grup te rinjsh nga Vlora gjate nje perplasjeje ne Himare solli tensione jo veten ne qytezen bregdetare por edhe ne raportet mes Tiranes dhe Athines. Qeveria shqiptare e denoi krimin duke e cilesuar akt barbar. Pas reagimeve te krereve te Kishes Ortodokse PBDNJ-se dhe vete kryebashkiakut Bollano Athina zyrtare kerkoi ndeshkimin e autorit te krimit dhe respektimin e te drejtave te minoritetit grek. Rreth 10 dite me pare vete kryeministri Papandreu gjate nje takimi elektoral ne qytetin djathtist te Selanikut u shpreh se integrimi i Shqiperise ne BE do te jete i kushtezuar nga respektimi i te drejtave te minoriteteve. Po ashtu para nje jave kreu i qeverise se Athines priti ne zyren e tij kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kryetarin e Bashkise se Himares Vasil Bollano te cilet nisen nje tur takimesh ne Greqi pas vrasjes se Grumes dhe deklaratave tensionuese. Dule dhe Bollano vijuan me qendrimet e tyre me tone nacionaliste por zyra e Keshillit te Ministrave te Greqise nuk publikoi asnje deklarate te zotit Papandreu ne perfundim te takimit. Vete Dule kerkoi hetim nderkombetar per ngjarjen dhe integrimin e policeve minoritare ne strukturat e policise ne Himare.
Biseda e djeshme mes krereve te dy qeverive u shfaq me buzeqeshje perkunder problemeve qe qendrojne ne tavolinat e dy vendeve ku njera prej tyre eshte ajo e Marreveshjes per ndarjen e kufirit detar.
Zepos ne Tirane per Gumen dhe ujerat
Gjate fundjaves se kaluar mberriti ne Tirane sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise Yannis-Alexios Zepos ku ne axhenden e tij ishte vrasja e Aristotel Gumes dhe Marreveshja per ndarjen e kufirit e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Zepos u takua me ministrin e Puneve te Jashtme zotin Edmond Haxhinasto dhe kryeministrin Berisha.
24 Shtator 2010