Berisha dhe Tscitsciragos diskutojne per projekte dhe mbeshtetjen e sektorit privat
Kryeministri Berisha takon nje grup nga Korporata Financiare Nderkombetare
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me nje grup nga IFC Korporata Financiare Nderkombetare pjese e grupit te Bankes Boterore te kryesuar nga Drejtori i ri rajonal Dimitri Tscitsciragos. Tscitsciragos falenderoi kryeministrin per takimin dhe pergezoi per rezultatet e arritura nen drejtimin e qeverise se tij.
Ai tha se kthehet pas shume vitesh ne Shqiperi dhe sheh ndryshime shume te medha te cilat deshmojne realitetin e rezultateve dhe shifrave optimiste te botuara nga nderkombetaret dhe institucionet e tjera shteterore. Tscitsciragos shprehu optimizmin e tij per te vazhduar bashkepunimin e suksesshem te IFC-se dhe qeverise shqiptare me fokus ne sektorin privat. Ai tha se eksperiencat e suksesshme te IFC-se me qeverine shqiptare ne disa projekte ne sektorin e energjise apo sektore te tjere e bejne kete institucion te jete me ambicioz ne te ardhmen per perfshirjen e tij ne projekte te ndryshme ne sektorin privat duke mbeshtetur reformat e ndermarra nga qeveria per te lehtesuar dhe nxitur sektorin privat.
Kreu i qeverise Berisha e falenderoi Tscitsciragos per vleresimet dhe perkushtimin e IFC-se ne mbeshtetje te reformave te ndermarra nga qeveria qe ai drejton si ne mandatin e pare ashtu edhe ne vazhdim. Mbeshtetja e fuqishme e sektorit privat tha Kryeministri ka qene dhe eshte nje nga prioritetet e qeverise prandaj kerkojme dhe mbeshtesim perqendrimin e projekteve te IFC-se ne sektorin privat. Berisha theksoi se Shqiperia e kaloi me sukses dhe shendet te forte krizen ekonomike boterore duke mbajtur rritje ekonomike prej 3.5 per qind dhe duke dale e shendetshme dhe e stabilizuar nga goditjet e saj. Nderkohe efektet e krizes nuk kane ndaluar projektet e sektorit privat qeveria theksoi Kryeministri ndjen si detyre mbeshtetjen jo vetem me reforma thelbesore te ketij sektori por dhe mbeshtetjen financiare te tij nga IFC dhe sistemi bankar e financiar.
Kryeministri falenderoi per asistencen e dhene ne ristrukturimin e Agjencise se Mbeshtetjes dhe Promovimit te Investimeve te Huaja AIDA si nje sherbim me nje sportel per te gjitha projektet private po ashtu ne reformen e thelle te sistemit te inspektimeve qe qeveria shqiptare po ndermerr. Kryeministri vleresoi bashkepunimin e deritanishem dhe kerkoi thellimin e metejshem te tij jo vetem ne sektorin privat ne fushen e energjise dhe ate prodhues por edhe shtrirjen e metejshme ne projektet qe kane te bejne me mbrojtjen dhe pastrimin e ambientit rritjen e eficences se energjise dhe gjallerimin e mikrofinances ne sektorin bujqesor.
Tscitsciragos e siguroi Berishen per perfundimin e projekteve te nisura dhe fillimin e projekteve te reja ne mirembajtjen e infrastruktures se re moderne te sapondertuar ne infrastrukturen e porteve si dhe ne mundesine e krijimit te nje banke bujqesore per te mbeshtetur projektet ne kete sektor vital.