Edvini fut deputetet ne karantine
Edi Rama formalizoi projektin enderr per futur gjithcka nen kontroll politik. Krahas neutralizimit te oponences dhe debatit te brendshem deputeteve socialiste mund tu terhiqet vemendja 2-3 here per qendrime te papelqyeshme ndaj kryetarit dhe deri ne perjashtim nga radhet e partise
Partia Socialiste ka shenuar nje tjeter hap madhor drejt konfirmimit te saj si force autoritariste teksa krahas zhdukjes se oponences se brendshme ne parti shtypja e mendimit kritik dhe sugjerimet drejt kreut te partise dje ka formalizuar futjen e deputeteve ne karantine per te zhdukur keshtu cdo gjurme te fragmentimit politik.
Kesisoj PS ne baze te rregullores se re e cila ka hyre ne fuqi duke filluar nga dita e djeshme cregjistron deputetet qe mungojne 3 here radhazi ne mbledhjet e grupit dhe seancave plenare. Shkarkohen nga te gjitha postet drejtuese ne parti ata deputete te cilet marrin verejtje te shpeshta apo voton kunder vendimit te grupit ne ceshtje te rendesishme. Kesisoj Edi Rama eshte duke kontrolluar partine deri ne nivelin me te ulet drejtues te saj ashtu sic bente Enveri duke neutralizuar oponencen dhe cdo mendim ndryshe qe shkon ne ku nderkohe me kontekstin ideologjik te tezave enveriste ne centralizimin e perhershem te partise. Rregullorja e re bizantine e Partise Socialiste ndryshoi per te shtrydhur edhe me teper mendimin e lire dhe racional te deputeteve opozitare pavaresisht se me vendimet e njepasnjeshme statusore u censurua ne maksimum veprimtaria liberale e deputeteve. Deputetet e opozites ndodhen ne karantine politike e cila scaktivizohet pa pelqimin e Rames por ne kushtet e nje nervi ekstrem dhe te luftes se klasave ndaj krereve te PS-se ne rrethe te cilet u shtypen per tu zevendesuar nga soji i Edi Rames duket se grupi parlamentar socialist eshte ngujuar ne ate ngrehine te copezuar qe mbahet ne kembe nga shtypja e mendimit socialist ne shkalle vendi. Ndaj edhe seshte i rastesishem vendimi i djeshem. Ky eshte vendimi qe i jep fund prirjes liberale te forces politike. Eumlshte vendimi qe shenon ceremonine mortore te vdekjes se demokracise partiake. Tashme asnje deputet sduhet te dale jashte dyerve te ngrehines socialiste pa marre leje ne institucionin e diktatit te Edi Rames.