E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe rihapja e Çështjes Hajdari

 Marjan Gryka

Kryetar i shoqates Azem Hajdari

Me keqardhje të madhe e shohim sot PD se si është katandisur, e përfshirë në krim, në korrupsion, me njerëz në timon që nuk kanë pasur kur lidhje me PD. Kjo PD nuk ka lidhje më me rrugën dhe idealet e Azem Hajdarit. Kemi një Kryeministër me premtime të mëdha poooooooor, që sbën asgjë. Ai premtoi rihapjen e Çështjes Hajdari por nuk pati kurajon ta bënte këtë akt. Se përse nuk e mbajti fjalën, kjo tanimë dihet. Azemi natën e vrasjes u thirr që të vinte urgjentisht nga Fieri, se gjoja kishte mbledhje kryesie. Por mbledhje në të vërtetë nuk kishte. Ky Kryeministri ynë i sotëm, atëhere si shef i opozitës deklaroi menjëherë pas vrasjes, emrat e atyre që vranë Azemin, ndër të cilet ishin Gjinushi, Klosi, Nano etj. Por kur u thirr disa herë nga drejtësia për këto deklarata, ai refuzoi të shkonte, e si një burracak u mshifte pas petkut të shefit të opozitës. Zotëria tjetër që duhej të jepte informacion për vrasjen e A.Hajdarit, ishte Genc Pollo, pasi ai është personi që është takuar me Azemin në korridor dhe ka biseduar me te pak minuta para se të vritej Azemi. Menjëherë pas vrasjes së Azemit ky krijoi gjoja Grupin rreformator. Pra të dy deshmitarët e vrasjes bënin lojë sikur ishin kundërshtarë politikë…por ja, shikojini sot; ata janë bashkë si miq të pandarë, sidomos qysh pas vrasjes së Azemit Çfarë i detyron ta mbeshtesin deri në fund njëri-tjetrin këta dy persona? Misteri që fshehin për vrasjen e liderit të studentëve të 90-ës. Përse nuk lakohet emri i Pollos te vrasja e Hajdarit? Kush e fshehu atë? Mos ndoshta e mbuluan deshmitarët e manipuluar dhe manipulatorë që gënjyen ashtu si deshti Berisha ne gjyqin e Azemit? Ka lidhje kariera e sotme e dëshmitarëve me këtë fakt? A u shperblyen ata për këto gënjeshtra duke u bërë drejtora policie dhe drejtora të Inspektoriatit Ndërtimor? Qeverisja e PD më 2005 filloi me demokrat Xhuvelin dhe pasoi më pas me gjeneralin e 97, Arben Imamin dhe me Neritan Cekën. Ky i fundit,  kur ishte Minister Rendi, i bëri 6 herë atentat Azemit. Megjithëse ky është me Partinë Aleanca Demokratike e mori shperblimin, dhe ja ku sot janë bashkë me z.Berisha!!! Mos kalojmë më tej me demokratin Ksera dhe mos dalim tek demokratët e LSI-së. E kemi parë Kryeministrin këto 6 vjet se si po lufton e se si po mundohet me çdo kusht që të bëjë faktor klanet e të sigurojë pasuritë e veta duke e nxjerrë Lulzim Bashën në krye të PD-së si numri dy. Por ky person as që e ka dit ndonjëherë ku i bjen selia PD-së e jo më te jetë ish dhjetorist e tash demokrat. Por me urdhrat e Berishës ai u ngjit lart e më lart edhe tash ai don ta bëjë atë edhe kryetar të PD-së si besnik e trashëgimtar të pasurive të tij. Ja, kjo është PD e sotme! Më vjen keq për Z. Artan Broci, vllaun e Arben Brocit që ka vite në drejtësinë shqiptare dhe nuk kërkoi një ditë të vetme drejtësi për vrasjet e 2 prillit ku ju vra edhe i vellau i vet; por ja, sot atë e ka lidh Berisha dhe e përdor për herë të dytë emrin Broci: ai meret me ceshtjen Fazlliç sepse atij kjo i duket më e rëndësishme sesa zbulimi i vrasjes së vëllaut të vet; më vjen keq për Znj. Fatmira Hajdari që tani që punon në drejtësi nuk ngulmon të kërkojë rihapjen e çështjes së Azemit por, e lidhur në shërbim të Berishës, meret me çëshjen e Gërdecit për të mbrojtur Mediun dhe Bashën që nuk i mbron dot askush nga gjëma e kësaj afere. Dua te them dy fjalë edhe për Z.Bamir Topi, i cili kur nuk kishte asnjë funksion te PD e nuk ishte as deputet, Azemi dhe unë e mbanim afër se ishte i friksuar nga që Berisha e kishte hedh. Mardhëniet tona me të vazhduan edhe pas vrasjes se Azemit, por tani që ai u bë President, ju duk e arsyeshme që Çështja Hajdari të mbyllej në sirtar e të mjaftohej vetëm me një dekoratë që ai dha për Studentët e Dhjetorit. Ky akt ishte një turp i madh për të që, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mori të paktën njëherë iniciativën për Çështjen Hajdari, por u mor vetëm me pazaret e propozimet e Gjykatës së Lartë, se ato i sherbenin atij. Qyshkur ai u bë deputet e më pas President i Republikës nga ana e PD, i vetmi vendim që mori ky si deputet i PD, si nenkryetar i PD, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ishte të votonte për PS. Ja, ky është morali dhe burrëria e këtij zotërie.

Pra sot Azemi është i harruar nga PD dhe, natyrisht, edhe nga ata që e sulmuan vazhdimisht brenda saj. Por po të ishte sot Azemi gjallë, ai do të ishte në krye të sindikalistëve të minierave të Bulqizës kundër kësaj diktature e mafje qeveritare, ashtu siq bëri në 96 kohë kur janë të ingjizuara në kaseta çthonte për ish Presidentin e asaj kohe, sot Kryeminister. Sot është e qarte se kush luftoi Berishën brenda PD-së është o i vrarë ose në emigrim dhe, ky Kryeministër, duke qenë një komunist i pashoq, i ka shkelur e përbuzur ish të përndjekurit politikë; prandaj, Berisha i ndihmuar nga J.Topalli, nuk kursyen asgjë kundër mandelës shqiptar, Pjetër Arbnorit sa që edhe sot duan tja përdhosin emrin duke e prish Piramidën për interesat e gjepit të vet. Reputacioni i kësaj Zonje në Shkodër ka shkuar në zero, por pasuria e saj në majat më të larta, pasuri të grabitur shqiptarëve të cilën do e faktojmë para tyre shumë shpejt, me kaseta. Prandaj Berisha duke e parë këtë degjenerim të PD-së së tij para shqiptarëve, ashtu si dikur Nexhmija me Enverin, tani po don ta eleminojë Mehmet Shehun e vet (J.Topallin) për llogari të Ramizit të tij (Lul Bashës), duke ithënë kësaj që të kandidojë për President. Pra synohet si me Bamirin që pas përfundimit të mandatit të Presidentit të përfundojë edhe karrjera e saj, por jo e Lulit.

Vitet e fundit Berisha u mundua të më luftonte me gjithçka mundëte. Donte që Çështjen Hajdari ta kthente në çështje familjare. Kështu, mua ai më ka bërë disa herë propozime që ta dorëzoj shoqatën e të behej Kryetar i saj krushku i tij, Luan Maltezi në këmbim të një posti që do të më pelqente mua. Pastaj më ka bërë presion që ta le Shoqatën e të behej kryetar i saj  Arben imami. Më pas, ai me policët e vet më goditi me plumba pas shpine dhe çoi gjith shtetin për të manipuluar ngjarjen. Kur ekspertiza e Shkodrës e nxori shtetin vrastar dhe pasi më goditi me plumba, për të më mbyllur gojën, më burgosi dy here; por gjatë kësaj kohe dërgonte me anë të lakejve të tij propozime për poste. Të gjitha këto i ka bërë sepse ai nuk ka dasht e nuk don që as të përmendet emri i Azemit. Pas gjithë kësaj historie, ne jemi të bindur me fakte e me çdo gjë që vrasësit e Azemit nuk e çojnë dot veten e vet para drejtësisë, kështu që kemi disa muaj që po meremi me nje organizim tip VETVENDOSJA e jo tip KUQ E ZI që bëhet për të mbajt Bamirin në politikë. Praaa, SHOQATA AZEM HAJDARI shumë shpejt do të shpallet Parti Politike, si e vetmja rrugë për të goditur krimin politik të instaluar në Shqipëri dhe PD dhe rihapjen e Çështjes Hajdari. Kjo nuk do te quhet vetem faktor por do të jete nje vullkan që nuk e ndal askush, sepse tashmë shqiptarët e dinë ku të gjejnë veten e tyre. Ata e shohin qartë sesi e kanë kthyer Shqipërinë. Këto mesazhe ja u thanë shqiptarëve qartë të huajt me anë të letrave nga kabllogramet e ambasadës së USA, kurse ne do tja u themi me zë e me fakte, pa dorashka, të gjithë shqiptarëve.

Pra ne i sigurojmë shqiptarët se do luftojmë me çdo sakrificë që hetimet e vrasjes dhe  Çështjes Hajdari të fillojnë dhe ato kemi bindjen se do fillojnë: 1) në fillim me thirrjen e Z.Berisha si dëshmitar kryesor për të dëshmuar atë që dëshmoi para të gjithë shqiptarëve se kush janë vrasësit e Azemit; 2) të gjindet dhe të hetohet kush është personi me porosi nga PD që në momentin kur vritet Azemi, ai del nga PD i vjedh celularin ne gjep për të humbur gjur

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›