E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet falënderim zyrtar për ndihmat nga UNRRA


LETËR E HAPUR

Zotit Arvizu,

Ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne Shqipëri:

 


 

Se pari uroj për kremtimin e ditës se hapjes para 20 vjetësh  pas një ndërprerjeje te gjate te Ambasadës se Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne Shqipëri.  Është vërtet një dite e pa harueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. E sintetizuar dashuria e popullit u shfaq  ne mënyre kaq demonstrative ne pritjen qe ju be Sekretarit te Shtetit Bejker. Ajo është nder ditët e paharrueshme e te pashlyeshme nga kujtesa për ne qe e kemi përjetuar atë dite dhe atë moment historik.

Ne ato dite  ambasada ende nuk kishte rezidencën prone e vet qe zotëron sot aty punonte ambasada e Italisë.  Ne detyrën e anëtarit te Qeverise se Stabilitetit dhe si Sekretar i Përgjithshëm i saj, për te shpejtuar dorëzimin e rezidencës amerikane te pronaret e origjinës, dhashë pëlqimin qe te viheshin ne dispozicion te Ambasadës Italiane disa ndërtesa  (provizore dhe  me qellim rikonstruksioni), duke përfshire edhe atë qe quhej Muzeu Lenin-Stalin. Ishte shume e madhe dëshira  qe veprimtaria Ambasadës te niste ne pronën e vet. Dhe kështu u be.

Zoti Ambasador, ketë hyrje e bëra thjeshte për te treguar se punonjësit e saj kane punuar pareshtur për te mirën e Shqipërisë edhe përpara se te niste zyrtarisht puna ne ambasade.

Me ketë dua te përmend se me miratimin ne parim te hapjes se Ambasadës , Shtetet e Bashkuara dërguan njerëzit e tyre ende pa u bere përmbysja e madhe e komunizmit, ende kur komunistet ishin ne fuqi.

Fjalën e kam për Zotin Rajerson, me pas Ambasador i pare i pas komunizmit  ne Shqipëri. Ai u be një faktor shume i rendesishem për fitoren e demokracisë ne Shqipëri. Kudo ku forcat demokratike mblidheshin, demonstronin, kërkonin rezimin e komunizmit ai ishte ne balle, krahas me nismëtaret demokrate. Besimi qe kish populli shqiptar te Amerika, te demokracia me e përparuar e botes si dhe te prania e zotit Rajenson i shumonte radhët e antikomunisteve, forconte lëvizjen qe çoi ne rezimin e regjimit me te urryer dhe me te keq qe ka sunduar ndonjëherë ne Shqipëri regjimit komunist.

Unë e kuptoj qe zyrtarisht një veprim i tille nuk shkon me politiken amerikane te mosndërhyrjes. Por,  gjykoj se për te shembur bishën komuniste qe, për hir te se vërtetës ishte ne lëngim, justifikohet çdo mjet.  Këto ia  kam shprehur edhe Ambasadorit Rajerson kur e kam takuar ne Detroit, ne një mbledhje me studente shqiptare.  Unë e falënderova personalisht për ndihmën e paçmueshme qe ka dhëne për futjen e Shqipërisë ne rrugën demokratike. Duke pranuar falënderimet i pezmatuar ai u shpreh se për ato veprime është qortuar. Unë ju përgjigja se për një kauze kaq te madhe ne jete sa është përmbysja e komunizmit dhe tiranisë ne një shtet, dhe për  një popull liridashës e demokratik, për një popull qe ishte ne lëngim e po mbahej gjalle me ndihmat internacionaliste te Evropës dhe ShBA-ve, kritika dhe jo vetëm ajo justifikohej tërësisht. U lehtësova se tepërmi me atë falënderim.

Gjykoj se është koha qe kjo ndihme te thuhet me hapur, mos ta mbajmë mirënjohjen te kyçur ne zemrat dhe ndjenjat tona. Ajo ishte një ndihme shume e madhe qe u dha. Ne jemi përjetë mirënjohës.

Dhe kjo mirënjohje është jo vetëm  thjeshte për Zotin Rajerson qe morri përsipër edhe pasojat morale te asaj ndihme, por për gjithë popullin amerikan dhe  Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Unë gjykoj se, ne këto dite kur kremtohet 20 vjetori i hapjes se Ambasadës se ShBA ne Shqipëri, te gjithë ne shqiptaret, duke përfshire zyrtarisht edhe qeverinë shqiptare, do te duhet te FALËNDEROJMË,  Amerikën, Anglinë, ne një kuptim me te gjere te 44 shtetet qe u përfshinë ne marrëveshjen për UNRRA-n.

Ketë  falënderim nuk e beri shteti komunist 65 vjet te shkuara, megjithëse ishte ndihme vendimtare qe se pari kushtëzoi mbijetesën e shtetit komunist.  Komunistet nuk e bene, përkundrazi e anatemuan, e përgënjeshtruan, e minimizuan. Edhe historiografia komuniste e la ne heshtje ketë eveniment te rendesishem ne jetën e popullit shqiptar.

Dihet qe pas luftës botërore, qe ne Shqipëri u shoqërua me një lufte te ashpër civile, gjithë Evropa vuante zinë e bukës. Kaq me e rende ishte situata ne Shqipëri, një vend shume i prapambetur.

Komunistet shqiptare u detyruan te kërkonin ndihmat e UNRRA-s, populli ishte ne prag te urisë masive, ekonomia  anemike ishte shkatërruar e paralizuar. Kuptohet qe Amerika dhe Anglia ju përgjigjen kërkesave. Por, komunistet shqiptare, te frikësuar se mos humbnin pushtetin  kërkonin lëshime pas lëshimesh. Linden një varg kontradiktash.  Me te drejte zoti Ivor Pink  shprehej se si një turme brigandësh komunistesh shqiptare, te cileve u ofrojmë ndihma gratis, pa paguar asnjë grosh te kenë paturpësinë te thonë, se do ta pranojnë ndihmën tone sipas kushteve te tyre.

Megjithatë ShBA dhe Anglia  si vende humanitare, ditën te vene balance te drejte midis nevojave te ngutshme për te ndihmuar një popull te uritur dhe faktit se këto ndihma ndikonin ne mënyre te drejtpërdrejte ne instalimin e shtetit komunist. Edhe ne kulmin e kontradiktave, kur UNRRA po behej gati te largohej , zoti La Guardia e gjykoi Shqipërinë jo thjesht si një vend komunist por si një vend te vogël me një milion njerëz, qe për te duhej te kujdeseshe si për një fëmije[1].

UNRRA kreu detyrën humanitare,  ushqeu dhe mbathi një popull, ndihmoi ne rimëkëmbjen e ekonomisë. Dihet se burimet financiare dhe materiale qe trashëgoi shteti komunist ishin pothuajse zero. Edhe masat drastike nëpërmjet Tatimit te Jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës, nuk mbuluan veçse 53 për qind te te ardhurave te buxhetit te shtetit për vitin 1945. Ndihmat e dhëna nga UNRRA ne vitet 1945-1948 arrinin  ne  mbi 2.65 miliardë leke, shume kjo mbi dy here me e madhe se te ardhurat e siguruara nga Tatimi i Jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Me te drejte ne një dokument te Komitetit Qendror te Partisë Komuniste thuhej se  tatimi i jashtëzakonshëm dhe ndihmat e  UNRRA-s ne këto vite kane përbëre kolonat vertebrale[2] te te ardhurave te buxhetit.

Megjithatë komunistet ne fuqi trumbetonin importet nga BS dhe Jugosllavia e Titos, te cilat u paguan me shumëfishin e vlerës se tyre, nga te ardhurat e pakta te një populli te varfër. Zyrtaret e UNRRA-s u detyruan vetëm për shkak te humanizmit te tyre,  te gëlltitin fyerjet, shume here akuzat zyrtare, arrestimin e bashkëpunëtoreve te tyre shqiptare. Te duronin cinizmin e Enver Hoxhës  kur thotë për  përfaqësuesin e UNRRA-s te ardhur ne Shqipëri, Zotin Oakley Hill, se E lashë te priste nja dy jave, se nuk ia kisha ngenë[3]. Vetëm për ketë shkak ndihmat filluan te vine me mbi dy muaj vonese. Kjo ndodhte kur populli, sikundër shkruanin fshataret e fshatit Starove ne Pogradec, siguronin nga shteti vetëm 2 kilogram drithë për 10 dite.[4]

Shteti komunist u atrofizua, ai u përmbys nga forcat demokratike. Është detyra jone qe mos e leme ne harresë ketë ngjarje me rendësi jetike për vendin, është detyra jone te falënderojmë Amerikën për ketë akt te larte humanitar te kryer ne një periudhe shume kritike për vendin. Kjo është Amerika, kështu ka qene, kështu vazhdon te jete edhe ne ditët tona, gjithmonë pranë ne dite te vështira dhe ne dite te mira për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë.

Me respekt

Dr. Teodor Kareco

Detroit, USA,  3 tetor 2001.

akareco@comcast.net

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›