Berisha dhuratë Bashës, i kalon Bashkisë godinën aktuale të PD
Këshilli i Ministrave ka vendosur dje që godina aktuale ku ndodhet Partia Demokratike të kalojnë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ky vendim vjen pas atij të marrë më herët nga qeveria aktuale për dhënien në pronësi të Partisë Demokratike të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë.
Vendimi
Në vendimin e publikuar në faqen on-line të kryeministrisë thuhet se Bashkia e Tiranës merr në pronësi truallin ku gjendet selia e PD dhe pjesa e parkingut. Për zbatimin e këtij vendimi ekzekutivi ngarkon ministrin e Brendshëm, Bashkinë e Tiranës dhe kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme për të ndjekur procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242, ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasurisë nr.1/66, truall, me sipërfaqe 1266.6m2, dhe ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas planimetrisë që i bashkëlidhet këtij vendimi, për tu përdorur për interesa vendore.
2. Pronat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, ti shtohen listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.834, ini 13.12.2003, të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, Bashkia Tiranë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë.
Debatet
Vendimi i marrë para disa javësh nga qeveria aktuale për kalimin në pronësi të PD-së së godinës së SHQUP-it solli mjaft përplasje mes opozitës dhe mazhorancë, debate që vijojnë edhe sot. Maxhoranca e re, ndërmjet ministres së ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli bëri të ditur se do ta anulojë këtë vendim të qeverisë. Nga ana tjetër edhe ushtarakët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj këtij vendimi duke organizuar disa protesta.