Heqimi i korruptuar merret me padijen e Ramës në fushën e ekonomisë
Braçe i përgjigjet Berishës: Nuk kemi nisur ende punën. Do mbash përgjegjësi për çdo shkelje
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, reagoi pas deklaratave të bëra nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha. Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Braçe i referohet veçanërisht deklaratave të bëra nga Berisha për ekonominë.
Reagimi
Në reagimin e tij, Braçe shkruan se Berisha po kritikon ministrat e rinj socialist ende pa nis nga puna. Lexova ligjëratën e sotme (djeshme) të Kryeministrit të mundur, Sali Berisha. Pashë me vëmendje pjesën e ekonomisë. Në krye të herës: Heqimi i korruptuar merret me padijen e Ramës në fushën e ekonomisë. Po mirë mo Heqim, ti që shan dynjanë çfarë di nga ekonomia? Piramidat dhe rrënimi që po lë pas, herën e parë si President e këtë herë si Kryeministër, dëshmojnë për injorancën tënde dhe kriminalizimin e ekonomisë kombëtare. Më pas nis të shpërfaqë strategjinë e tij kriminale: Unë po e lë mirë ekonominë, këta (që ende nuk janë ulur në zyrat e qeverisë) po e çojnë në recension! Sali! Po ta përsëris: maxhoranca e zgjedhur nga 1 milion shqiptarë ende nuk është në zyrat e Qeverisë!!; maxhoranca e zgjedhur nga 1 milion shqiptarë ende nuk ka marrë gjë nën administrim; maxhoranca e zgjedhur nga 1 milion shqiptare ende nuk ka marrë ndonjë vendim me efekt mbi ekonominë, shkruan Braçe.
Situata
Më tej deputeti socialist bën një tablo sipas tij të gjendjes ekonomike në vend. Po humbin vendet e punës përditë dhe në pushtet, me ndikim mbi ekonominë je ti. Po marrin paga më të ulëta, veçmas në sektorin privat, dhe në pushtet, me ndikim mbi ekonominë je ti. Po i marrin pagat në shtet dhe privat me vonesë, dhe në pushtet, me ndikim mbi ekonominë, je ti. Nuk po marrin ndihmë ekonomike, pagesat invaliditetit prej muajsh, dhe në pushtet, me ndikim mbi ekonominë, je ti. Borxhi i raportuar nga ti po arrin afër 64% dhe në pushtet, mbi ekonominë, je ti. Një borxh tjetër ndaj biznesit që ka punuar me kontratat e tua raportohet 400 milionë dollarë, dhe në pushtet, me ndikim mbi ekonominë, je ti. Huamarrja e brendshme është ezauruar në masën 90% që në 7 muajt e parë, dhe në pushtet, me ndikim mbi ekonominë, je ti, shkruan ndër të tjerash Braçe. Në mbyllje të shkrimit të tij, Erjon Braçe thekson se për situatën në vend do të vihen përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit. Ne do ta marrim shtetin në dorëzim me inventar! Çdo gjë që mungon, e vjedhur qëllimisht apo produkt i politikave të tua klienteliste e të korruptuara, do puthitet me personin përgjegjës para drejtësisë! Pa të kursyer edhe ty! Skenari grek nuk përsëritet dy herë. Çdo kush, nga ty deri tek më i fundit që ka shkatërruar ekonominë, financat etj, do përgjigjet, mbyll shkrimin e tij, Braçe.
Rama: Tre ditë intensive, për të hapur një kapitull të ri zhvillimi
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka bërë publike të tjera detaje rreth takimeve me ekspertët të cilët morën pjesë në konferencën Shqipëria e gjeneratës tjetër. Në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ishin tre ditë intensive me debate e biseda të detajuara, ndërsa e shoqëron shkrimin e tij edhe me disa foto. Në tre ditë tejet intensive u zhvilluan përveç sesioneve publike edhe debate e biseda të detajuara, për çdo sektor të ekonomisë dhe për strategjinë e betejës shumëplanëshe që do rikthejë kontrollin e territorit duke hapur një kapitull të ri zhvillimi, shkruan Rama.