E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha, dialogo me minatoret"

Kryeministri Berisha duhet te degjoje zerin e minatoreve per t'i dhene fund serialit te vdekjeve ne nentoke! Ky ishte apeli i leshuar dje nga kreu i selise roze, Edi Rama, i cili gjate nje komunikimi me mediet nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat per politikat qeverisese ne drejtim te kesaj shtrese te shoqerise. Po keshtu, ne deklaraten e tij, Rama kerkoi rifutjen ne Kuvend, njekohesisht dhe miratimin e projektligjit per minatoret, duke e cuar pagen e tyre nga 67 mije leke ne 100 mije leke te vjetra. Sipas kreut socialist, Kryeministri Berisha ka genjyer minatoret, te cilet aktualisht ndodhen ne greve per pensionet e tyre. "Eshte koha qe Kryeministri te terhiqet nga qendrimi refuzues per projektligjin tone, duke korrigjuar ne sallen e Kuvendit mekatin e perfaqesuesve te tij ne Komisionin e Ekonomise dhe duke e miratuar rritjen e pensionit te minatoreve, si hapin e pare drejt ndryshimit te nje situate. Ku korrupsioni po ben kerdine e ku qeveria e Sali Berishes nuk mund te beje asgje duke qene e lidhur drejtperdrejte me interesat e atyre qe sot quhen nga minatoret, mafia e minierave te Shqiperise", vleresoi Rama gjate fjales se tij. Ne gjykimin e kryetarit te PS-se, qeveria "Berisha" ka lidhje te drejtperdrejta interesi me ata qe administrojne minierat. "Minierat po kontrollohen nga grupe mafioze. Per kete arsye, Kryeministri Berisha duhet te pranoje projektligjin e PS per pensionet e minatoreve". Gjithashtu, vec kembenguljes per t'u miratuar kjo nisme, Rama doli hapur ne mbrojtje te greves se minatoreve. "Shpreh ne emer te PS dhe te shumices se shqiptareve, qe perfaqesojne ndjenjen me te sinqerte te solidaritetit me minatoret e te gjithe Shqiperise, dhe njekohesisht indinjaten tone per shperdorimin 17-vjecar te pasurive minerare te vendit, qe me qeverisjen e Kryeministrit Berisha ka arritur piken me kritike". Sipas tij, minatoret jane ne diten e 10-te te greves se urise dhe askush, asnje qeveritar nuk sheh, nuk degjon dhe nuk kupton asgje nga sakrifica 17-vjecare e ketyre baballareve. Per kete arsye, kreu i PS-se leshoi apelin e radhes per Kryeministrin Berisha per te dialoguar me grevistet. "Dua t'i bej nje apel Kryeministrit te Shqiperise, qe te zbrese nga mali i genjeshtrave, me te cilat po i ushqen per dite shqiptaret dhe shqiptaret dhe te hape dialogun me kete grup shoqeror te persekutuar tash 17 vjet, prej politikave te deshtuara, qe ne kohen e qeverisjes se tij, po shkaktojne vdekje seriale ne miniera", nenvizoi Rama. Por, po ne kete linje, Rama paralajmeroi se, nese do te vazhdoje i njejti qendrim, kjo vetem sa do ta rrezikonte qeverine "Berisha". Ne kete menyre, Rama vuri ne dukje se "eshte koha qe Sali Berisha te kuptoje, se kjo pjese e mbetur e mandatit te tij te deshtuar, eshte kapitulli me i rrezikshem i degradimit te nje qeverisjeje te papergjegjshme, te paafte dhe te korruptuar, dhe te beje cfare te mundet, qe kete degradim, te mos vazhdojne ta paguajne me jeten e tyre shqiptaret e pafajshem, duke filluar nga minatoret". Madje, ne kete kontekst, kreu socialist shpjegoi se "ne nuk duam ta perdorim ne asnje menyre kete shprehje sublime te protestes se ketyre pishtareve te dikurshem te demokracise per qellime politike, dhe kemi pritur qe qeveria te coje perfaqesuesit e saj per te dialoguar me keta shqiptare te helmuar, jo vetem ne mushkeri nga kushtet mesjetare te minierave, por edhe ne shpirt, nga politika e vjeter e perbuzjes ndaj tyre". Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›