Policani perplas institucionet
Epidemia qe ka perfshire banoret e qytetit te Policanit, po kthehet ne nje problem shume serioz, pasi ende nuk dihet origjina e saj. Prejardhja enigmatike e virusit Shigela Flexner. 3, nje nder llojet me te renda te dizenterise, ka sjelle perplasjen mes dy institucioneve, Drejtorise se Pergjithshme te Ujesjelles Kanalizimeve dhe Institutit te Shendetit Publik.
Prej me shume se nje jave, ISHP- ja ia ka hedhur fajin per shperndarjen e ketij virusi rrjetit tejet te amortizuar te ujesjellesit ne qytetin e Policanit. Sipas ketij institucioni, rreth 100 banoret e ketij qyteti, po vuajne nga dizenteria per shkak te rrjetit tejet te amortizuar te ujit te pijshem. Sipas ISHP-se, ne disa segmente, ujerat e bardha jane perzier me ato te zeza, duke sjelle edhe virusin e rrezikshem te dizenterise. Pikerisht, pas ketyre deklaratave, ka ardhur edhe kunderpergjigjja e Drejtorise se Pergjithshme te UKT-se. Dje, ne nje deklarate per shtyp te kesaj drejtorie, pasi eshte bere sqarimi i situates, thuhej se uji, i cili del nga depoja dhe eshte klorifikuar, eshte i paster dhe nuk permban viruse. "Pra, ajo qe vlen te theksohet eshte se ne raportin paraprak te derguar nga ISHP rezulton se uji ne depon kryesore, ku dhe eshte bere klorinimi, dhe ne rrjetin shperndares eshte brenda parametrave te percaktuar. Pra, nuk mund te thuhet qe shkaku i epidemise eshte si rezultat i ndotjes se ujit", theksohet ne deklaraten e Drejtorise se Pergjithshme te UKT-se. Nderkohe, ne kete deklarate citohet edhe fakti qe eshte diskutuar mjaft gjate ketyre diteve per percaktimin e shkaqeve qe cuan ne shperthimin e kesaj epidemie, por ISHP-ja nuk ka bere ende asnje deklarate zyrtare, ku te paraqese perfundimisht origjinen e virusit. Tashme, duket se pervec problemeve qe ka hapur ne Polican, virusi Shigela Flexner, ka sjelle edhe perplasje mes dy institucioneve, perplasje e cila nuk duket se do te mbyllet lehte. Kjo, pasi Drejtoria e UKT-se ka kerkuar dhenien e analizave zyrtare nga ana e ISHP-se, qe te gjendet prejardhja e virusit ne menyre qe te nderhyhet.
Per te pasur ne kontroll situaten ne qytetin e Policanit, Ministria e Shendetesise ka marre masa te vecanta, duke dhene keshilla per higjienen personale dhe kontrollin e ushqimeve. Nga ana tjeter, banoret jane te detyruar per te konsumuar uje te ambalazhuar, nderkohe qe ujesjellesi ka qene i bllokuar per dy dite rresht. Nderkohe, per te pasur nen kontroll situaten, eshte rritur niveli i klorit ne norma emergjencash. Tashme ne qytetin e vogel eshte ngritur nje grup mjekesh, te cilet po mbajne nen kontroll situaten, megjithese numri i te prekurve nga virusi i frikshem ka ardhur ne renie. Per te eliminuar shtimin e rasteve te te infektuarve me virusin, i cili transmetohet edhe me kontakt, te gjithe banoret, qe kane shenja te semundjes, jane keshilluar qe te kerkojne ndihme mjekesore. Ndersa te gjithe pacienteve te regjistruar u eshte kerkuar qe te paraqiten here pas here ne qendren shendetesore per te marre mjekimin e pershtatshem me antibiotike. Tashme pritet qe brenda ketyre diteve, Drejtoria e Ujesjellesit te nderhyje per riparimin e tubacioneve te amortizuar. Vonesat ne kete pike kane ardhur pasi tubacionet e demtuar ndodhen brenda uzines ushtarake ne kete qytet dhe nevojitej leje e posacme nga Ministria e Mbrojtjes. S. Isaku