E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha do ndjekë modelin Nano, do bëjë një rrotacion normal

Berisha do ndjekë modelin Nano, do bëjë një rrotacion normal

berishaKryeministri Berisha do të dalë në konferencë për shtyp vetëm kur të jetë kompletuar i gjithë procesi i numërimit, që më shumë gjasë nënkupton ditën sotme. Ndërkohë ka pasur shumë spekulime të shumta se çfarë do të thotë Berisha në konferencën për shtyp. Është folur se ai do të pranojë humbjen, por ka pasur spekulime edhe se ai do të largohet nga posti i kryeministrit, duke mos pranuar të jetë në detyrë derisa të dorëzojë pushtetin. Por ndryshimet në Kushtetutë e kanë komplikuar këtë proces, duke e bërë thuajse të pamundur dorëheqjen pa një mocion. Megjithatë burime pranë tij thonë se kryeministri Berisha do të ndjekë modelin Nano, duke bërë një rrotacion paqësor pushteti dhe duke u larguar në këtë mënyrë me dinjitet. Megjithatë ai do të lëshojë edhe disa akuza ndaj dyshes Rama-Meta
Selia e PD
Ndërkohë mbrëmë në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur një sërë drejtuesish. I pari që ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike pas një heshtje të gjatë është ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Por asnjëri nga ata nuk ka pranuar të flasë për gazetarët. Në fytyrat e tyre veç trishtimit dukej edhe një tension i madh. Ndërkohë, e para që ka thyer heshtjen nga të djathtët është Mesila Doda, kandidate e PD në Fier. Ajo pranon humbjen, por thotë se do ketë reflektim. Doda do jetë deputete e Kuvendit të ri. Ajo thotë se kjo është dita më e vështirë pas vitit 1997. Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97. Të dashur militantë, simpatizantë të PD ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua tju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilat ngritëm Partinë Demokratike të vitit 90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian! shkruan Doda në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›