E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Meta në SHBA, në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Berisha në këtë vizitë shoqërohet nga zëvendësi i tij i ri, njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Kryeministri Berisha do të bëjë një përshëndetje në "Millenium Challenge Corporation", si dhe do të jetë i ftuar të marrë pjesë në Samitin mbi Ndryshimet Klimaterik.Ndërkaq, kryeministri do të jetë referuesi kryesor në Samitin "Global Creative Leadership", në panelin mbi edukimin dhe impaktin e teknologjisë dixhitale në edukim. Nga ana tjetër, kryeministri Berisha dhe zonja e tij do të jenë në mesin e shumë liderëve të tjerë të botës, kryetarë të delegacioneve pjesëmarrëse në Sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, të cilët do të priten në një mbrëmje gala nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në Metropolitan Museum of Arts. Por njëkohësisht kryeministri Berisha do të jetë i ftuar special edhe në ceremoninë tradicionale të hapjes së bursës amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›