E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/ Aksident, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur. Një makinë ka aksidentuar për vdekje një grua rreth të 60-ve dhe më pas ka devijuar. Për pasojë, tre personat që udhëtonin në automjetin me targa KJ 67 34 A, kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe të plagosurve. Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit të Shkozetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›