E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Rama ulen tek Topi

Hapet sot raundi i pare i tryezes se thirrur nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, mes Kryeministrit Berisha dhe liderit te opozites.
Ne oren 11:00, ne sallen e “krizave” te Presidentit nis akti i pare i “drames” shqiptare, qe ka zene fill qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit, e cila solli si pasoje krizen politike dhe impenjimin e komunitetit nderkombetar me te madh qe eshte bere ndonjehere qe prej vitit 1997. Protagonisti i ketij takimi, kreu i shtetit shqiptar, prej ditesh qendron ne zyren e tij me ore te tera duke koordinuar me imtesi gjithka ne menyre qe tryeza te jete sa me e frytshme. Presidenti Topi bashke me bashkepunetoret e tij edhe gjate dites se djeshme kane mbajtur nje takim te fundit per tryezen dhe thelbi i strategjise se organizatorit eshte saktesia, korrektesia dhe gjithka te zhvillohet ne menyre diskrete. Asnje detaj nuk do te duhet te dale nga selia e Presidences. Duke qene se perben nje takim te rendesishem, “sekreti” ka qene edhe refreni i gjithe punes se veshtire qe si synim ka daljen ne fund te tryezes me nje marreveshje politike qe do te firmoset nga Berisha dhe Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›