E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi, sarkazem me Berishen

Ne Pallatin Chigi ne Rome eshte firmosur marreveshja e partneritetit strategjik mes Italise dhe Shqiperise dhe mes kryeministrave Berlusconi e Berisha eshte shfaqur hapur klima e miqesise dhe konfidences.
Berisha e ka pershendetur Kavalierin si “miku i madh i shqiptareve” dhe i ka shprehur “mirenjohjen e thelle per punen e mbrojtjes civile me rastin e permbytjeve qe perfshine vendin”. Berisha, duke folur italisht, ka pasur nderhyrjen e Berlusconi-t qe tha, “e njeh gjuhen tone ne menyre te persosur nga televizioni”. Me tej kryeministri shqiptar ka insistuar per progresin e procedurave te afrimit te Shqiperise me BE-ne dhe ka kujtuar pengimin e emigracionit klandestin drejt brigjeve italiane. “Nuk duam me te vdekur shqiptare ne kanalin e Otrantos, apo flukse kriminale drejt Italise”, tha ai. Por gjate fjalimit beri nje gabim duke folur per moratoriumin e skafeve. Italisht Berisha tha “il moratorio”, por ketu hasi korrigjimin sarkastik te homologut te tij, qe tha: “Thuhet “moratoria”, ne italisht eshte ne gjinine femerore, por Berisha eshte mashkull...”. Menjehere me pas kryeministri italian ka bere edhe nje batute per trafikun e qenieve njerezore permes detit. “Do te bejme nje perjashtim per ke sjell vajza te bukura”, ka thene Berlusconi. Por opozita italiane nuk e ka mirepritur humorin e kreut te qeverise. Perfaqesues te "Italia dei Valori" kane kritikuar edhe nenshkrimin e marreveshjes ne fushen energjitike. “Berlusconi dhe Berisha kane vendosur t’ia kthejne Shqiperine Italise, njesoj si ne kohen e Musolinit. Ideja e bukur eshte ta besh Shqiperine koshin e mbeturinave te Italise, ku mund te behet lirisht cfare ne Itali nuk mund te behet. Te ndertosh centrale berthamore te rrezikshme”, ka deklaruar deputeti Paolo Brutti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›