E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha është bërë xheloz sikur i morëm të dashurën”, Rama: Këtë herë Shkodra duhet të votojë kuqezi, Beneti kandidat ideal, as blu dhe as mavi

“Berisha është bërë xheloz sikur i morëm të

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sot fushatën elektorale në Shkodër, ku iu ka kërkuar që të votojnë kandidatin e PS për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Në fjalën e tij Rama tha se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën sepse nuk fokusohet në ndarjet partiake, por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e qytetit.

Ai thumboi Sali Berishën, duke thënë se "është xheloz" pse Beneti kandidon në siglën e PS.

Rama: Këtë herë kemi vendosur me shumë kujdes, sepse jemi menduar gjatë që çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, si reflektim, por edhe si mundësi dhe çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, që edhe ata që kanë atë fiksimin historik që nuk e ndërrojnë votën, në kushtet kur realisht nuk ia vlen të çosh votën kot, të votosh po atë që ke votuar 30 e kusur vite, të mos ndihen të vënë në vështirësi.

Në Shkodër nuk na është dhënë kjo mundësi, e humbën vetën në 2011 për shkak të sinqeritetit tëë kandidatit tonë që nuk na e tregoi të vërtetën dhe u tërhoq për të na turpëruar ne. Nuk e kam menduar që do të gjenim një kandidat aq ideal sa Beneti që ka punuar dhe me atë tjetrin, që i thotë “Zoti Berisha”. Beneti ka pas bërë debate në Tv kundër nesh, dhe e merrnin se nuk kishin të merrnin tjetër. Për mua kjo nuk ishte problem se ishte njeriu i duhur për të drejtuar FSHZH.

I thashë do të futesh deputet. Kshtu që e mori içik ngjyrën. Dua të t’u them dhe Shkodra duhet të votojë kuqezi këtë herë. E keni parë sa xheloz janë bërë ata që i morën Benetin, sikur u kemi marrë të dashurën. Në kohën e Berishës dëmshpërblimet e përmbytjeve nuk bëheshin. I humburi më i madh që nga ’92 nuk ka humbur sa Shkodra askush tjetër. Sepse Shkodra i ka dhënë mbështetje tëë verëbër atij që Beneti i thotë Zoti Berisha.

Shkodra ka humb më shumë nga të gjitha qytetet dhe pse ka më shumë nga të gjitha. Zoti askujt nuk i ka dhënë liqen, lumë, det dhe mal. Shkodrës i ka dhënë shumë, i ka dhënë bekimin e shumë figurave që janë shembuj frymëzimi për të gjithë. Këtu nuk funksionon vota, ka shkuar gjithmonë në drejtim të gabuar. Këtu kanë punuar shumë pak për ju, kjo është Bashkia më e ndotur. Këtu nuk kanëë munguar investimet nga qeveria. Po për të pastruar u kanë munguar fondet këtyre? Jo.

Vota që iu është dhënë atyre i ka bërë të mendojnë se ça..? Nuk ka pse të zgjohet herët e të vrapojë. Këtu është Shkodra që paguan dhe Shqipëria paguan një kosto të madhe. Të ketë Korça 400 mijë turistë në vit dhe Shkodra të mos ketë as 100 mijë? Shikoni Beratin, ka pas 174 mijë turistë në vit. Çfarë iu gjeti ju se drejtojmë ne këtu? Për inat të kalit ta lësh karrocën në tako! Po mirë pra hip sipër karrocës, ngre dy gishtat lart dhe thuaj fitore. Nëse marrim drejtimin mee Benetin, investimet këtu do t;i bëjmë shumë më shpejt, në të kundërt do të vonohet zhvillimi dhe ekonomia.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›