Avokati i Belerit: Lirojeni, është në gjendje të rënduar psikologjike
Romarjo Meminaj, avokati i Fredi Belerit tha se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se duhet të lirohet nga burgu.
“Gjendja shëndetësore nuk është fort e mirë, ka gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, masa mund të mbahet nesër ose pasnesër. Ne kërkojmë lirim. Ambasadorja erdhi u interesua pasi Beleri është shtetas grek”, u shpreh avokati i Belerit.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën u arrestua pak minuta pas mesnate me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri dhe dy persona të tjerë kishin ofruar 40 mijë lekë të reja për 8 vota.
Edhe disa qytetarë të Himarës kanë pohuar para kamerave se u ishin ofruar shuma parash në këmbim të votës nga njerëz të Belerit.
Ai ndodhet aktualisht pas hekurave në paraburgimin e DVP-së Vlorë.
LEXO EDHE:
- Prokuroria e Vlorës deklaratë për arrestimin e Fredi Belerit: Ofronin shuma parash në këmbim të votës, u sekuestruan 40 mijë lekë
- Berisha, Meta marrin në mbrojtje Fredi Belerin: Arrestimi i tij, inskenim i policisë së Edi Ramës
- Xhaçka i përgjigjet Dendias: Beleri, i barabartë para ligjit si kushdo tjetër! Miqtë tanë në Athinë, me durim të lejojnë drejtësinë të kryejë punën e saj
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
