E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fajëson opozitën për anëtarësimin në BE: Nuk votuan ligjet me 3/5

Berisha ka bërë sërish përgjegjëse opozitën për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Duke folur në një takim me të rinjtë e forumit rinor të PD-së në Durrës, Berisha u shpreh se opozita ka bllokuar procesin e integrimit duke mos votuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Parlament.

Duke u ndalur në raportin e KE, kryeministri i cilësoi të drejta kritikat e Brukselit për mos arritjen e dialogut politik mes palëve. Ai tha se maxhoranca do të angazhohet për përmbushjen e reformave para zgjedhjeve të vitit 2013.

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›