E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Rifillimi i bisedimeve, ndoshta në nëntor

PRISHTINE- Fillimi i muajit nëntor mund ti rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve. Edita Tahiri pohon se pala serbe do të dorëzohet para presionit të BEsë për të rinisur dialogun për energjinë, telekomin dhe bashkëpunimin rajonal.

Me gjithë kërkesat e BEsë, Kosova dhe Serbia nuk pritet që këtë muaj të rifillojnë dialogun teknik për çështjet e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ky paralajmërim vjen nga Shefja e Ekipit Negociator, Edita Tahiri, e cila ka thënë se kjo çështje varet nga presioni diplomatik i Brukselit.

Mendoj, ndoshta fillimi i nëntorit mund të jetë një kohë e përshtatshme për vazhdimin e raundit të radhës, ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri, për Express.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›