Berisha feston heqjen e vizave ne Kruje

Ai zgjodhi Krujen per te pershendetur shqiptaret per vendimin e heqjes se vizave duke e konsideruar Krujen si simbolin e shqiptareve per liri dhe dinjitet.
Kruja kryeqyteti historik i shqiptareve lufterat e perpjekjet e Skenderbeut simbolizojne e perfaqesojne identitetin europian shekullor te kombit shqiptar. Votimi i djeshem perben arritjen me te madhe ne historine tone kombetare qe nga kohet e Skenderbeut gjer me sot per tu bashkuar me Europen. Vendimi i djeshem eshte nderimi me i madh per lumenjte e djerses e te sakrificave qe u derdh keto 20 vite per te ndertuar Shqiperine tjeter Shqiperine e NATO-s Shqiperine europiane Shqiperine pa viza. Votimi i djeshem eshte vleresimi me i madh i te gjitha reformave te qeverise shqiptare ka deklaruar Berisha.
Kryeministri deklaroi se qeveria e tij do te vazhdoje te punoje per interesin me te mire te qytetareve shqiptare.
Garantoj cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet e tij politike se axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do te jete vizat dhe heqja e tyre axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do mbeten rruget e reja rrogat dhe pensionet punesimi juaj. Une kam bindjen me te thelle se me asgje dhe askurrkush nuk do te mund te erresoje kete axhende kete perpjekje qe eshte interesi me jetik i juaji interesi me jetik i femijeve tuaj interesi me jetik i vendit tone eshte shprehur Berisha.
Sipas kryeministrit opozita po perpiqet te erresoje keto arritje te vendit duke patur si qellim qe me shpifje te perditshme te arrije pushtetin.
Le tu themi nga kjo platforme se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur. Shqiptaret e lire i frymezon liria. Shqiptaret e lire jane te vendosur te ecin te sigurt me qeverine e integrimit te ecin te vendosur drejt horizonteve te reja ne ndertimin e Shqiperise europiane ka shtuar Berisha.