E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Demokratike Vizat arritje e qeverise

Tirane 8 tetor NOA - Aleanca Demokratike pershendet miratimin qe Parlamenti Evropian dha per liberalizimin e vizave duke realizuar keshtu aspiraten e popullit shqiptar per levizjen e lire dhe per ta ndjere veten qytetare te Evropes.

Permes nje deklarate per shtyp kjo iniciative si pjese e Liberal-demokrateve Evropiane vlereson se liria e levizjes eshte nje e drejte e te gjithe shqiptareve e cila eshte arritur me kembenguljen e te gjithe popullit dhe faktoreve politike por vecanerisht nga impenjimi per plotesimin e kritereve nga qeveria dhe mazhoranca aktuale.

Brenda dy viteve Shqiperia arriti dy momente historike anetaresimi ne NATO dhe ratifikimi nga 27 vende ne Parlamentin Evropian i progresit te Shqiperise. Ky eshte momenti i trete historik per te cilin cdo shqiptar duhet te ndihet krenar. Shqiperia dhe shqiptaret jane me afer se kurre ne dyert e bashkimit Evropian dhe kjo gjendje e re kerkon pergjegjshmeri dhe perkushtim nga e gjithe klasa politike per finalizimin me sukses te endrres shumevjecare integrimin ne BE perfundon deklarata.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›