E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha firmos koalicionin fitues me 10 parti, më i madhi në këto 18 vjet pluralizëm

PD nënshkruan aleancën edhe me LDK-në e PBKD-në

TIRANE - Partia Demokratike ligjëron koalicionin politik prej 10 partive përbërëse, me afrimin e çeljes së fushatës zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Me nënshkrimin e djeshëm të dy marrëveshjeve elektorale, me dy nga aleatët më të ngushtë, me Lidhjen Demokristiane të Nikollë Lesit dhe Ballin Kombëtar Demokrat të Artur Roshit, Partia Demokratike arrin të ndërtoj koalicionin më të madh që ka marrë pjesë ndonjëherë në zgjedhje, që nga shpallja e pluralizmit politik.    
Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryeministri i vendit, Sali Berisha, u shpreh marrëveshja me LDK-në, tregon mbështetjen që deputeti Lesi ka dhënë gjithmonë duke qenë pjesë e pandashme e spektrit të djathë.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri, bëri të ditur se ajo garanton bashkërendimin e të gjitha përpjekjeve për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit dhe për të qeverisur së bashku në mandatin e ardhshëm.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Berisha u shpreh me Ballin Kombëtar Demokrat kompletohen marrëveshjet e përbashkëta të dhjetë forcave politike parlamentare të mazhorancës elektorale më të gjerë që ka njohur vendi në këto 18 vjet. Ndërkaq, kryesia e Partisë së Ballit Kombëtar votoi në unanimitet të plotë marrëveshjen për koalicion zgjedhor të nënshkruar më 1 maj 2009, nga kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi tha se Partia e Ballit Kombëtar konsideron një vlerë kombëtare marrëdhëniet politike me Partinë Demokratike që në fillimet e proceseve demokratike dhe deri më sot. Ai theksoi se PBK vlerëson si shumë të suksesshme dhe efiçente politikat me përmbajtje kombëtare në vitet e qeverisjes së vendit nga qeveria Berisha 2005-2009, si dhe realizimin e qëllimit historik të shqiptarëve anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE. Mbledhja e kryesisë së PBK-së miratoi listën e plotë të 140 kandidatëve në të gjithë vendin si dhe ngritjen e shtabeve elektorale në 12 qarqe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›