E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha firmos rritjen e rrogës minimale me 11.3%

Kryeministri, Sali Berisha firmosi sot vendimin per rritjen e rroges minimale me 11.3 %. Në faqen zyrtare të tij në rrjetin social fb, Kryeministri ka bërë me dije lajmin për të gjithë përfituesit, duke theksuar edhe njëherë se qeveria e tij i mban premtimet e dhëna.

Te dashur miq, sot firmosa vendimin per rritjen e rroges minimale me 11.3 %. Kjo eshte rritja e madhe e te gjithe e rrogave te te ulta. Me kete vendim rroga minimale ne Shqiperi, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajme premtimet! sb- shkruan ai.
Vendimi hyn në fuqi nga 1 korriku sëbashku me atë të pensioneve. Vendimi i qeverisë është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave më datën 13 maj të këtij viti, dhe shtyrja në kohë e hyrjes në fuqi të aktit normativ u bë për shkak të periudhës zgjedhore në të cilën kaloi vendi.

Ndërkaq, sipas vendimit të qeverisë, 840 mijë familje shqiptare do të marrin një rritje page dhe pensioni dy herë më të madhe se sa rritja e inflacionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›