E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda pushtohet nga ndërtimet pa leje, Bashkia kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rreth 20 ndertime pa leje jane ngritur gjate diteve te fundit ne qytetin e Sarandes, duke sfiduar haptasi ligjin. Stefan Çipa,kryebashkiaku i Sarandes ne nje konference per shtyp ka bere publike situaten e krijuar, e cila e prish imazhin e Sarandes pikerisht edhe ne pikun e sezonit turistik.

Ky fenomen i cili po merr permasa te medha ne kete qytet duket se piken referuese e ka pikerisht edhe ne fushaten elektorale, pasi ndertimet pa leje kane nisur pas 23 qershorit dhe referuar kohes numri i tyre eshte teper alarmant. Ne fjalen e tij kryetari i bashkise Stefan Çipa eshte shprehur se eshte hequr ligji i moratoriumeve dhe nuk eshte hequr ligji i çekiçëve.

Aktualisht Saranda ndodhet ne nje kaos urban. Debatet e shumta te strukturave te kesaj Bashkie me personat qe injorojne dhe sfidojne ligjin nuk po japin asnje rezultat. Objekte te shumta mbi kolektoret e kanalizimeve, kolona betoni te hedhura ne det,shtesa katesh pothuajse ne cdo pallat, eshte pamja qe ne keto dite vere Saranda po iu ofron turistevë vendas apo te huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›