Berisha fiton në garën e karikaturës

Mentor Berisha, animator, së fundi realizues i filmit të animuar "Molla e Kuqe 3", me të cilin u paraqit në disa festivale në Kosovë dhe jashtë saj, muajt e fundit të vitit 2011 ai u paraqit në disa festivale ndërkombëtare të karikaturës në botë.
Ai ka përfaqësuar Kosovën edhe në disa festivale të cilat organizohen në shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si: Argjentina, Spanja, Rumania, Irani, etj.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Argjentinës "Competition of Social Illustration" u nderua me dy diploma, ndërsa në garën "The Middle East magazine-Cartoon Competition" në Londër, u nderua me çmimin e parë dhe karikatura e tij u botua në numrin e fundit të kësaj reviste.