E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinematografia italiane, çdo të martë prodhimet më të fundit

Të gjithë të apasionuarit pas filmave Italian do të mund të ndjekin çdo të martë, prodhimet më të fundit të kinematografisë në këtë fushë. Duke filluar nga dita e fundit e muajit janar e deri në maj, cdo të martë, shfaqen për publikun e kryeqytetit, krijimtaria e emrave më të mëdhenj italianë, si Gabriele Muccino, Pupi Avati, Wilma Labate, Aleksandro Angeli, etj.

Qëllimi i shfaqes së tyre, sipas drejtoreshës se Institutit Italian të Kulturës, Fluvia Veneciani është që të bëhet një panoramim i asaj që zhvillohet në Italinë e ditëve të sotme.
 

“Objektivi jonë, si Institut i Kulturës italiane këtë vit është kinematografia, projeksioni i filmave, përvec Tiranës do të zhvendoset edhe në qytetin e Durrësit, Vlorës dhe të Gjirokastrës. Në maj apo qershor, akoma nuk është konfirmuar akoma nëse do të sjellim regjizorin Marko Belokion, i cili fitoi në festivalin e filmit në Durrës. Akoma nuk kemi marrë një komfirmim zyrtarë nga ana e tij për shkak të impenjimeve që ai ka me filmin më të fundit, "Bukuroshja e Fjetur”, por të gjitha gjasat janë që ai të vijë”-tha ai.
 

Siparin do ta hapë filmi i Davide Ferrarios, "Pas mesnatës", film i cili është një prodhim i vitit 2004, në të interpretojë aktorët si Giorgio Pasoti, Francesca Inaudi, Fabio Troiano, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›