E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, fosile e vjetër që bën shantazhe e kërcënime. Të hetohet Nishani

kroiPresidenti i Nderit të Shoqatës së Ushtarakëve, Zyhdi Kroi, iu është përgjigjur kërcënimeve të kryeministrit Berisha ndaj ish-ushtarakëve. Ai ka thënë se Berisha është mësuar me shantazhe e kërcënime, por ish-ushtarakët nuk do të tërhiqen nga protestat për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.

Ne bëmë një reagim dhe nëse lind nevoja, do bëjmë serish protestë. Kryeministri është fosile e demokracisë, por i bëj thirrje kolegëve të vijnë dhe të mos bien pre e kërcënimeve dhe e shantazheve, se ai me këto është mësuar. Berisha e ka ndërtuar karrierën me shantazhe. Ne do mbështesim shefin e Shtabit të Përgjithshëm për qëndrimin e mbajtur, tha Kroi për News 24, pas kërcënimit të Berishës ndaj ish-ushtarakëve, se do u heqë statusin, nëse protestojnë për SHQUP-in.

Kroi ka thënë se nuk është në dorën e Berishës që tu heqë statusin.

Sipas tij, lirimi i godinës së SHQUP-it ka të bëjë me interesat e presidentit Bujar Nishani.

Skenari është tjetër, pasi lirimi i godinës së PD lidhet me familjen e presidentit.

Dëgjova reagimin e Kodhelit dhe e Ramës, por nuk e thanë troç. Ushtria ka pasur prona shumë, të gjitha janë shkatërruar dhe i kanë marrë militantët. Edhe SHQUP, nëse do dalë jashtë funksionit, me kthimin e kompensimin e pronave iu takon ish-pronarëve. Duhet bërë hetim. Duhet të hetohet presidenti i Republikës. Ai ka qenë kolegu jonë, por tani pa pikë turpi qenka vegël, tha më tej Kroi./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›