Berisha fton Asamblene Parlamentare KE-se per te vezhguar zgjedhjet e 8-te majit
Kryeministri Sali Berisha gjate nje takimi me Luca Volonte President i Grupit Popullor Kristian - Demokrat ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe anetar i Komitetit Presidencial te kesaj Asambleje ka ftuar qe APKE te jete e pranishme per te vezhguar zgjedhjet e ardhshme per pushtetin lokal.
Kryeministri e ka siguruar z. Volonte per angazhimin e tij maksimal qe zgjedhjet per pushtetin vendor te 8 majit te arrijne standardet me te larta te Keshillit te Evropes dhe OSBE-se dhe duke e vleresuar rolin e Asamblese Parlamentare te KE-se ftoi nje pjesemarrje sa me te gjere te kesaj Asambleje ne misionin nderkombetar te vezhgimit te zgjedhjeve.
Gjate ketij takimi Berisha eshte shprehur se hetimi i plote i ngjarjeve te 21 janarit eshte kusht themelor per zgjidhjen dhe normalizimin e situates ne vend.
Kryeministri Berisha ka mbeshtetur plotesisht rolin e institucioneve te pavarura ne zgjidhjen e situates por theksoi qe pavaresia e ketyre institucioneve nuk eshte nje aspekt formal por bazohet ne veprimet dhe besimin qe ato institucione krijojne ne zbatimin korrekt dhe te paanshem te ligjit. Kryeministri vleresoi gjithashtu rolin dhe qendrimin korrekt te perfaqesuesve dhe organizatave nderkombetare dhe perpjekjet e tyre per normalizimin e situates.