50-vjecarja lind binjake me in-vitro

Nje lindje e pazakonte por e shume pritur eshte shenuar ne oren 0830 te dites se enjte ne spitalin gjinekologjik te Lezhes ku kane ardhur ne jete 2 binjake nga nje nene 50-vjecare me fertilizim in vitro e cila kishte bere perpjekje per 32 vite per te sjelle ne jete femijet e saj. Ardhja ne jete e vogelusheve binjake djale dhe vajze ka gezuar jo vetem ciftin Zef Gjeci 56 vjec dhe Marie Gjecin 50 vjece por edhe stafin mjekesor te maternitetit te Lezhes.
Gjinekologu Zef Zefi i sapodale ne pension se bashku me gjinekologun e ri Leon Kaza kane bere operacionin e nenes 50-vjecare. Zefi deklaroi se kjo ka qene nje nder lindjet me te veshtira pasi nena e vogelusheve ka bere ne Shqiperi 3 operacione plastike te vezeve tubave dhe mitres e ndersa operacionin e katert e ka bere ne Qipro te Turqise. 12 ore pas fertilizimit in vitro pacientja eshte sjelle ne Lezhe ku eshte mbajtur gjate gjithe kohes nen kontroll.
Jam i lumtur qe ketu lindi nje djale dhe nje vajze nga nje nene 50-vjecare te cilen e kam ndjekur si paciente prej 32 vitesh dhe i njoh nga afer te gjitha perpjekjet e saj per tu bere nene. Maria eshte bere 3 here operacion ne Shqiperi plastike te vezeve plastike te tubave dhe plastike te mitres ndersa nderhyrja e katert eshte bere 9 muaj me pare ne Qipro te Turqise. Pas 12 ore operacioni pacientja eshte sjelle nga Qipro ne Lezhe ku eshte trajtuar per disa dite me pas eshte mbajtur nen kontroll te sherbimit gjinekologjik dhe ne javen e 34-t te shtatzenise eshte shtruar ne spital deri ne momentin e sjelljes ne jete te femijeve.
Perpjekjen per te pasur femije te Maries Doktor Zefi e quajti nje heroizem. Sipas tij ky eshte nje rast i rralle ku nje nene ne kete moshe me fertilizim in vitro sjell ne jete dy binjake. Femijet 2 kg e 600 g dhe 2 kg e 200 g si edhe nena gezojne shendet te plote.
Nderkohe babai i vogelusheve Zef Gjeci falenderoi Zotin por edhe stafin e maternitetit si edhe te afermit vecanerisht motren e bashkeshortes qe ishte nismetare per te sjelle ne jete femijet me fertilizim in vitro.
shte nje rast i rralle jo vetem ne Shqiperi por edhe per sherbimin gjinekologjik te Lezhes qe coi deri ne fund me sukses kete shtatzeni me in vitro qe eshte zgjidhja e shkences per te pasur femije-deklaroi shefi i ri i maternitetit te Lezhes Llesh Marku. - Vleresoj perkushtimin e doktor Zefit si edhe te stafit gjinekologjik per kurorezimin me sukses te kesaj shtatzenie. In Vitro eshte zgjidhja e shkences qe i shkon me pershtat shprehjes sone popullore shpresa vdes e fundit per te pasur femije gezimin e jetes.
Marku apeloi qe ciftet qe nuk kane femije duhet te thyejne tabune dhe ti besojne shkences per te sjelle ne jete femijet.
Familjare te afermit jo vetem te vogelusheve por edhe te nenave te tjera te shtruara ne kete maternitet por edhe i gjithe stafi ka perjetuar momentet e ardhjes ne jete te binjakeve.