E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha fton Metën: Pasi të lesh Presidencën, mirëpres kontributin tënd për rrëzimin e Ramës

Në një kohë që ka bërë thirrje për protestë më 7 korrik, Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës që kur të mbarojë detyrimet e tij në Presidencë të jap kontributin e tij në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama.

“Kemi pasur…disa herë jemi takuar me presidentin Meta. Ai i mbyll këto javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe i LSI, në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besojnë se ku regjim është armiqësor kundër Ramës”, tha Berisha.

Marrëdhëniet mes Berishës dhe Metës duket se i janë rikthyer ‘dashurisë’ së dikurshme duke lënë pas përplasjet që patën lidhur me lirimin nga detyra të Bajram Bagajt , të cili iu hap rruga për t’u zgjedhur presidenti i ri vendit.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›