Berisha fushate ne zonat e Tiranes

Pas Elbasanit, kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur fushatën në Tiranë, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e njësisë bashkiake numër 1 dhe më pas një miting në njësinë numër 11.
I bindur për fitore më 23 qershor, Berisha është zotuar se në 4 vitet e ardhshme do të punojë për një jetë më të mirë për shqiptarët. “Ne do të arrijmë një fitore të madhe në kryeqytetin e vendit. Zotohem se në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë gjithcka për një jetë më të mirë”, ka deklaruar Berisha. “Në 4 vitet që vijnë ne do bëjmë gjithçka për punësimin dhe mirëqënien Zgjedhjet 2013Karta e nacionalizmit në zgjedhje Rama në Burrel: Votë për të ardhmenFushata për zgjedhjet tuaj. Do krijojmë në Tiranë dhjetra mijëra vende të reja pune”, ka premtuar ai. Premtim tjetër i zotit Berisha ka qenë nxitja e prodhimit të brendshëm dhe e industrisë turistike, e cila sipas tij po favorizohet nga përgjysmimi i taksave. “Gjithashtu, dhjetra e qindra hidrocentrale e vepra të tjera do të punësojnë dhjetra mijëra shqiptarë”, ka shtuar shefi i ekzekutivit shqiptar. I pranishëm në këtë miting ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka premtuar se do mbyllë proçesin e legalizimeve. / Top Channel