E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e nacionalizmit ne zgjedhje

Tashmë fushata elektorale po i drejtohet fundit dhe kjo është faza finale e sulmeve të partive politike në kërkim të votave për zgjedhjet e 23 qershorit.

Natyrisht, votat kërkohen me strategji dhe karta të ndryshme politike. Njëra prej këtyre kartave që është luajtur më shumë, është karta nacionaliste, me parti si AK që e ngritën si tezë. Sa po ndikon kjo kartë aktualisht në zgjedhjet e shqiptarëve dhe si do të jetë beteja e Tiranës, e cila pritet të jetë përcaktuese për në 23 qershor. Për të gjitha këto, në studion e Sokol Ballës, në “Top-Story; Shqipëria Vendos”, ishin të Zgjedhjet 2013Berisha, fushatë në zonat e TiranësRama në Burrel: Votë për të ardhmenFushata për zgjedhjet ftuar ish-kryeministri dhe kryesuesi i listës së PS-së në Tiranë, Pandeli Majko, kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, e Skënder Minxhozi, kryeredaktori i Javës. Përballë tyre, Gazmend Oketa, ish zv/kryeministër dhe deputeti i vendosur i pari në listë për FRD-në në Qarkun e Durrësit, Lysien Bashkurti, numri dy i Alenacës Kuqezi dhe i pari në Durrës, e analisti i njohur Artan Hoxha. “Karta” e nacionalizmit në zgjedhjet e 23 qershorit I pari që bëri një ekspoze të gjatë mbi nacionalizmin dhe ndikimin e tij në Shqipëri, avokat Ngjela komentoi: “Në Shqipëri nuk shoh nacionalizëm. Këtu është ngatërruar lufta me tendenca të gabuara, duke kaluar “in extremis” politika që nuk e do patriotizmin. Në politikë, nëse bën një parti si Aleanca dhe kryeministri kalon “in extremis” për të thënë që këtu ka frymë nacionaliste, kjo kauzë ka marrë fund. Në mendimin tim, nuk mund të dalësh me tezën e Hitlerit dhe të thuash që jemi të rrethuar nga shqiptarofobi, si gjermanofobia që ishte nocioni i Gjermanisë Hitleriane”. Duke u futur në filozofi, Ngjela shtoi: “Kjo është metoda për t’i dhënë nacionalizmit karakterin agresiv e jo përparimtar. Deri tek Makiaveli, nuk ka nacionalizëm, por patriotizëm. Kombi nis me Princin e Makiavelit ku flitet për bashkimin e Italisë. Në kohën tonë, nacionalizmi në Shqipëri ka qenë një patriotizëm, mund të ketë pasur ndonjë ekstrem, por asnjë sens të tillë. Rinia sot është patriotike, edhe emigracioni sepse e kuptuan impaktin që i sjell mungesa e kombit të tyre, e një shteti të fuqishëm, por nuk besoj që nacionalizmi do të luajë ndonjë rol vendimtar”. “Më direkt, mendoj se nuk shoh nacionalizëm, por shoh lidhje të kësaj tendence për thithje votash”, nisi pasqyrimin e tij ish-kryeministri dhe deputeti socialist, Pandeli Majko. “Kemi një brez të ndryshëm nga ai i viteve 1990, me shumë që u larguan edhe me inat nga vendi, me besimin që ky vend s’do të bëhej kurrë. Tani kemi një brez që kërkon identitetin, vjen me cilësi e sasi të re, kushte të reja, të një vendi anëtar i NATO-s dhe të lodhur nga niveli mediokër i debatit publik të politikës shqiptare. Kjo kërkesë për identitet nuk mund të fshihet pas fjalës nacionalizëm dhe pas 1999, kjo ndienjë është shndërruar në një gjenerator e kjo është fatmirësi për kombin, një prej gjërave më të mira që na ka ndodhur e po krijohet në opinion publik, kryesisht nga mediat sociale”. “E megjithatë”, shtoi Majko, “ky është një konkluzion i prishjes së Jugosllavisë dhe Luftës së Kosovës. Në vitin 1990 kishim Jugosllavinë, Greqinë e Italinë që na krijonin një ndienjë që ndiheshim madje të turpëruar. Patjetër që sot ka një ndienjë, por tani kemi një brez që nuk e kërkon nacionalizmin në sensin pezhorativ”. Spartak Ngjela dhe Pandeli Majko, gjate debatit te se merkures ne "Top-Story; Shqiperia Vendos 2013" Ai që e sheh nacionalizmin si një forcë përparimtare dhe të domosdoshme për vendin tonë, është numri dy i Aleancës Kuqezi, zoti Lisien Bashkurti. “A shet nacionalizmi? Ai as nuk shet dhe as nuk blen”, nisi shpjegimin e tij të gjatë Bashkurti. “Falenderoj personalitetet që bënë thelbin e shpjegimit historik, nga Ngjela që tregoi modelin e shtetit në Europë, që është shteti nacional dhe falenderoj Majkon, si një ndër faktorët e paktë të politikës që në këto 15 vjet kanë ringjallur elementët e domosdoshmërisë së forcimit të identitetit. i falenderoj gjithashtu për kontributin kombëtar që kanë dhënë ndër vite”. Duke u thelluar tek programi i partisë së tij, Bashkurti theksoi: “Aleanca Kuqezi as e ka shpikur dhe as e ka monopol nacionalizmin, as e realizon e vetme këtë. Ne nuk kemi dalë monopolistë në këtë çështje, kjo është kauzë e të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të realizojnë një aspiratë kombëtare. Në nacionalizëm ka nëntë formate, ai territorial, pannacional, segregativ, shovinist, ksenofob, të ekstremit të djathtë, të majtë ekstrem. AK i përket rrymës së nacionalziëm liberal, kjo është e rëndësishme të kupothet se pa këto parime, shndërrohet në një gur për kombin, si në rastin e fashizmit. Kjo që ndodh në këto 20-30 vite demokraci ka prodhuar mbi 55 mijë artikuj negativë për Shqipërinë nga 2003. Dështimi i procesit politik të demokracië, rënia e reputacionit të shtetit, krizat permanente i kanë demoralizuar shqiptarët brenda nesh, duke cënuar vetë kombin”. Në lidhje me devizën e bashkimit kombëtar të propozuar nga Aleanca Kuqezi, Bashkurti komentoi: “AK nuk po provokon ndienja, por po kërkon të realizojë kombin shqipar mbi bazat e demokracisë liberale dhe demokracia liberale pa identitetin kombëtar është boshe. BE nuk është modeli alternativ , sepse nuk ka një komb Europian, por një bashkësi kombesh të lira, ndaj koha për një patriotizëm me një identitet të qartë shqiptar ka ardhur dhe është vendimtare për të ardhmen e kombit”. VAZHDON / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›