Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Medon Berisha ka realizuar një gol me Leçen, në transfertën e Firences ndaj Fiorentinës.
Pas një topi të krosuar nga Tete Morente, Berisha u tregua i saktë nga brenda zonës, duke çuar topin në rrjetë.
Për Berishën, ky është goli i dytë në këtë sezon, pas atij të shënuar ndaj Udineses. Gjithashtu, Medon Berisha gjithashtu, numëron edhe një asist.
/e.i/a.f/