Berisha harron dokumentat, Rama ironi me ‘shuplaka’ e shishe uji
TIRANË-Një diskutim tepër i gjatë dhe pa ndërhyrje ka qenë ai i deputetit Sali Berisha sot mbi debatin për programin e qeverisë së re, por nuk është kursyer ironia.
Pas fjalimit të Berishës, Rama shkon për replikë në foltore por sheh se aty janë dokumentat që kishte lënë parafolësi. Rama urdhëron ministren Harito t’i çojë ish-kryeministrit Berisha dokumentat.
“Kur ha 1 milion shuplaka mendja o të ikën o të vjen dhe pale vite duhen për t'i kapur”, thotë Rama duke dorëzuar dosjen në duart e Haritos. Ironia nuk merr fund këtu. Ndërsa një vajzë e stafit të parlamentit i ofron një shishe ujë të pijshëm, Rama shprehet. “Çoja atij, ai ka nevojë, nuk kam nevojë”, tha kryeministri i dekretuar duke vijuar më pas fjalimin.
(d.b/BalkanWeb)